Join MultiplyOpen a Free ShopSign InHelp
MultiplyLogo
SEARCH

a.topia                                    

BLOG - Ajo që lexoni mund të ju shqetësoj, mirëpo e vërteta gjithsesi këndell !

Blog EntryApr 29, '10 9:43 PM
for everyone

                                                     shkruan Albion Topia

 

 “Xhivirie specialka”

 

 

E keqja jonë është shumëdimensionale, shumëkahore, shumështresore, shumëngjyrëshe, prandaj ndeshemi me situate që çdo 5-6 orë të përballemi me çështje Hamletiane (si kjo e punës së arrestimit në varreza). Hej o njerëz, kam lexuar me qindra libra (nuk e them këtë për t’u mburrur), kam shikuar me mijëra filma, por kurrë s’më ka rastisur të ndeshem me një segment të tillë bizar-arrestim në kortezh! Sa origjinale, po aq e trishtueshme, makabre, shtazarake, idiotike!!!

Po atë ditë e takova Xhivirien (specialke) të baltosur e sy të zgurdulluar si kamelon tek tërhqite zvarrë bythët e saj të mëdha. Nuk u durova dot pa e pyetur;

-Hë moj Xhivirie, ishit në “mission”?

-Po, më tha. Deshëm ta arrestonim Albin Kurtin!

-Mirë ore, po ia dolët?

-Jo. U krijua tollovi si në filma, rrëmujë (po them unë se ajo nuk e di këtë fjalë), e t’u bë maskarallëk aty te varrezat. Vetëm kemi intervenuar rreptë si SWAT!!!

-Po pse moj Xhivirie nuk intervenoni në Veri, aty ku Serbia po rri ulur këmbëkryq e po dhunon shtetësinë e Kosovës?

-Aaaa… aty hedhin bomba, gjuajnë me armë zjarri.

Pas kësaj përgjigjeje i kuptova të tëra, dhe faktin që Xhiviria nuk është tërësishit debile (siç kisha menduar).

Më erdhi t’i them: -He moj Xhivirie edhe ti paske një koçe (pak) mend, por aty për aty e rrotullova dhe i thash:

-He moj Xhivirie, po edhe Ti paske një… vrragë në hundë (vërtetë e kishte)!

-Po ishte luftë, ma ktheu, s’dinim me kë po rrafeshim-me të gjallë apo të vdekur!? Dhe dikush më kafshoi hundën!

Sigurisht ka qenë i verbër, o symbullur nga gazi ai që e ka bërë, se njeriu me sy në ballë, përpara do kafshonte hardhucën se hundën tënde-mendova, por nuk i thashë.

Arrestimi në kortezh dëshmon paradoksin apo shkathtësinë e një policie? Xhiviria është tragjika apo standardi i specialkave të Kosovës?

Kosova është shtet i njëmendët apo Paradoks i llojit të vetë?

Sa pyetje më sillen në këtë kokën time (mbase boshe)!?

Po nejse, këta jemi dhe kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Kur them këta jemi, mendoj në atë se Ne jemi:

-popull që më së paku lexon në Evropë e njëkohëshisht insiston të quhet i arsimuar! Paradoksi nr. 1 (konkludim-populli gjysëmanalfabet, më i arsimuari në Evropë)

-populli me GDP më të ulët në Evropë e veturat më luksoze nëpër rrugët që ngjajnë si xhadet e Afganistanit. Paradoksi nr.2 (konkludim-populli më fukara që ulë bythen në Limuzinë)

-populli që 25 orë në ditë “analizon” çështje e procese politike, debaton për dokumente e amandamente, rezoluta të KS të OKB, krizën globale, brektë e Mishel Obamas, por që në Parlamentin e shtetit nga stiropori zgjedh “tutkallat” më të painformuar nga mesi i vet. Paradoksi nr.3 (Populli “analist” voton për përfaqësues-ligjvënës të vet, të cilët kujtojnë se Aristoteli ishte futbollist i Brazilit)

-populli që lirinë e ngriti në Ideal të retorikës, dhe në vend që të materializonte atë ideal shihte ëndrra e lutej-ah të kishim 3 Rambo dhe ta shporrnim Serbinë deri atje përtej Karpatave. Paradoksi nr.4 (Populli që me qejf sakrifikon për Lirinë-jo vetvetën por fqiun apo mundësisht Silvester Stallonen, pse jo edhe Schwarcenegerin)

Nuk do ta zgjas me paradokse sepse do arrinim në 101 apo 1001. Po ne jemi pjellë e paradoksit, ngase Adem Demaçin e Albin Kurtin më me qejf do t’i shihnim në burg se në liri, spese po na e prishin imazhin idilik të “mirëqenies” gjithëpopullore…

Po të isha Kinez do e përsëritja për të satën here atë; Kur mungon luani, majmuni bëhet mbret.

Vallë këndejpari kurrë s’kishte luanë!? Vetëm majmunë, hijena, krokodilë, gjarpinjë!

Patjetër që kishte dhe ka, vetëm se ne ata i përndjekim edhe nëpër varreza sepse kemi specialka si Xhiviria, e cila po të marr urdhërin do hyj edhe në varr për ta kapur “kriminelin”!!! Eee… nejse, atje ku shtihet me armë dhe i vjen era barot Xhiviria nuk do shkoj, se ka një koçe (pak) mend!


Blog EntryNov 9, '08 8:38 PM
for everyone

                                                                shkruan   Albion Topia

 

HESHTJA E MADHE

 

 “Heshtja është kapak i artë”, thotë populli! “Heshtja është flori”! “Heshtja është arma e të urtit kundruall budallait”! Heshtja është fuqi! Heshtja është ligështi! Heshtja është pranim-mohim! Heshtja është hiç!

Populli, gjithashtu thotë: “Dy gjëra e prishin muhabetin;

 – Kur flet ai që s’di dhe heshtë ai që di!

Na ka rënë të dëgjojmë e lexojmë definicone të ndryshmë për heshtjen. Thënie të urta e aforizma, proverba e anekdota, fabula e gjëgjëza! Shpesh  jam çuditur sa të kundërta janë këto definicione, ndonjeherë, sa shumë e përligjin njëra-tjetrën, sa të pakuptimta dalin kur i vendos në një rrafsh të barabartë!

Në anën tjetër, për zhurmën nuk ka ndonjë definicion pozitiv.

Zhurma është arma e të pafuqishmit!

Zhurma është mungesë provash!

Zhurma është jokulturë!

Deri te ajo që një ditë e dëgjova një konstatim shumë interesant e të sinqertë nga një vogëlushe (ashtu siç del vetëm nga goja e një fëmije të padjallëzuar), duke  i thënë vëllai të vet;

-Mos flit me zë të lartë në rrugë, se njerëzit kujtojnë që je gjenerator”!

Kurrë s’më kishte vajtur mendaj ta determinoja zhurmën në një mënyrë aq sublime e të thjeshtë, e ta quaja shkurt- gjenerator!

Ka disa ditë që Beogradi bën zhurmë! I bie kambanave e zileve, daulleve e zurlave mediale, duke pohur me këmbëngulje se:

 -EULEX-i në Kosovë, sipas kushteve tona!

-Serbia insiston në respektimin e kushteteutës së saj e cila garanton integritetin dhe sovranitetin në gjithë teritorin, pra edhe në Kosovë!

-Me pranimin e kushteve tona, EULEX, pranon që do të jetë neutral për sa i përket statusit!

-Roli I EULEX-it në Kosovë, nuk do të cenoj parimet e Rezulutës 1244!!!

E dhjetra deklarime të tjera publike të zyrtarëve më të lartë serb, që nga presidenti e ministri i punëve të jashtme, e deri te analistë politikë të cilët veç tjerash “e konsiderojnë një fitore të jashtëzakonshme këtë fakt”!

Mund të mos e besojmë. Mund të pohojmë se janë thjeshtë “balona” për elektoratin serb, amortizim i realitetit humbës serb për llogari të qetësisë së brendshme. Mund të mendojmë edhe atë se, prap po vie në shprehje ai sindromi serb “i kremtimit të disfatave” etj etj!!!

Por, ka diçka të pazakonshme në anën tjetër! Përballë zhurmës serbe, kemi heshtjen kosovare! Asgjë! Hesht presidenti, hesht kryeministri, hesht parlamenti, heshtin të gjithë! Presidenti si duket akoma është  “i dehur” nga dekorata që mban emrin e kryeheroit tonë kombëtar. Kryeministri, është në (ndjekje) të kriminelëve (nga partia e tij), dhe përkundër “përpjekjeve” nuk i kap dot, deputetët e parlamentit janë të dëshpruar që nuk “ua ndreqën kushtet e punës” dhe bo bëjnë sehir! Me nji fjalë, heshtje e përgjithshme!

Në këtë rast shtrohet pyetja si ta kuptojmë këtë heshtje!?

Si flori? Si kapak të artë? Si armë e të urtit kundruall budallait? Apo ndoshta vallë, si ligështi? Heshtja ndonjëherë është edhe pohim!?

Si ta kuptojmë faktin që nuk flasin ata që dinë? E ju të nderuar qevertitarë e politikanë deshët s’deshët-dini. Jo s’e jeni të mençur, por jeni aty prej nga pritet të flisni. Vendi ju obligon të flisni. Duhet t’i shpjegoni këtij populli të vuajtur e të zhytur në mjerim, ç’po ndodh! T’i thoni gjërat troç dhe shqip. T’i thoni të vërtetën këtij populli të cilit para zgjedhjeve pa pikë dinjiteti i bini në gjunj, e ia kërkoni votën. Mos t’u vij turp të bëni zhurmë. Përballë Serbisë, edhe 100 vjet keni të drejtë të jeni të “pakulturuar”. Përballë Serbisë edhe 100 vjet keni të drejtë të kundërpërgjigjeni me zhurmë edhe më të madhe se që bën ajo.

I thashë këto dy gjëra për t’ua mbyllur shtegun nga i cili shpesh provoni të shmangeni, sepse në fakt ju këtë nuk e bëni as nga “mirësjellja politiko-diplomatike” e as që jeni shumë të “kulturuar”! Ju po heshtni sepse jeni të ligësht! Ju po heshtni sepse jeni hiç!

 

 

 

 

 

 


Blog EntryNov 6, '08 10:25 AM
for everyone

 

                                                            shkruan Albion Topia

 

Shteti i krimit

 

Për ta kuptuar se sa e kriminalizuar është shoqëria kosovare, nuk ka nevojë të shikohen dhe krahasohen statistikat të cilat zakonisht prezentohen në minutat e fundit të edicioneve të lajmeve në TV, apo në faqet e brendshme të gazetave, në ndoj qoshe me shkronja të vogla. Nuk ka nevojë të nxjerren shifra e grafikone me ngjyra jeshil e kuq, edhe po t’i gjeje diku ato!

Nëse jeton në katund mjafton të dalësh, apo veç ta nxjerrësh kokën për “kapexhiku” dhe të mësosh se sa shtëpi u vodhën, sa vetura u avulluan, kush kujt ia fshiu kallamoqin, kujt ia vodhën grurin në thasë, ia ropën pulat, lopën, kalin…

Nëse jeton në qytet mjafton të dalësh në balkon dhe menjëherë do të marrësh vesh aty-për aty se; u kapën 33 dilerë droge, 22 trafikantë femrash, u arratisën plaçkitësit e bankës në pikë të ditës , vagabondët nëpër hapësira shkollore edhe sot vazhduan serialin “Heroi i xhunglës në asfalt” etj…

Në realitetin tonë fantastik, ndodh të dëgjosh për krimet më të pabesueshme, të tilla çfarë skenaristët më inventiv të Hollywoodit nuk do të kujtoheshin as t’i skruanin në letër! Këta jemi ne!

Kjo shkallë e veprimeve kriminale ndodh të mos jetë më e madhe se në vitet ’90!? Mund të jetë ndoshta më e vogël se e viteve kur na “disciplinonte” UNMIK-u! Mirëpo, për këto periudha zakonisht thoshin; eh, nuk kishim shtet.

Por, prej 17 shkurtit, me rrahagjoks thonë; E bëmë shtetin! Sot krenohen se na njohën vendet më të fuqishme të botës! Kemi institucione stabile!? Qeveri, parlament, ore kemi president të dekoruar!!! Veç kësaj, objektivat tona “plebishitare” janë Bashkimi Evropian, NATO, të mos e bëj tani bajat me atë sloganin-miqësi e përjetshme me Amerikën! Po, deklarimet publike dhe prapaskenat politike s’do të thotë që të jenë në harmoni! Tashmë edhe fëmijët e vegjël ndodh të ofendohen keq, kur ndonjëri nga shokët a shoqet për ta ngacmuar e quan-politikan! Sepse, politikanët janë kategoria më e dyshimtë e Kosovës.

Se ku jemi katandisur si shoqëri mjafton të shikosh një edicion të lajmeve të mbrëmjes, apo të lexosh cilëndo gazetë të përditshme që del në Prishtinë.

Edhepse e thashë që në fillim, se këto informacione aq shumë relativizohen, shtrembërohen, zbuten e aranzhohen butë sa që kurr nuk i ke në krye të lajmeve apo në ballina të gazetave. Nejse.

-Derisa një shqiptar i ngratë nuk ia del të hyj në shtëpinë e vet, në pronën e cila edhe sipas kushtetutës është e shenjtë, politikanët (baballarët e shtetit) tarahiten andje-këndej, duke mos e prishur tymin e duhanit që pak përtej lumit Ibër, gjithfarë policësh me shkopinj bambusi në emër të Serbisë e rrahin dhe arrestojnë qytetarin e Kosovës! Shtëpinë ia shndërrojnë në burg duke e urdhëruar bile se nga cila dritare ka të drejtë të shikoj, e nga cila jo!

Kur e shikon këtë storie e sheh se në fakt, nuk ka as Sh. prej shtetit!

Për ta përmisuar këtë realitet që tjedukshëm del i mjerë, redaktorët përkujdesen ta ngjallin shtetin me një informacion tjetër.

 

-“Tentim-arresti” i një kryetari të komunës! Përndryshe, zyrtar lokal i partisë nga e cila vjen kryeministri, dhe ministri i policisë, besa! Por, çka është interesant këtu!? Fakti që ”i dyshuari” nuk gjendet as në shtëpi e as në vendin e tij të punës!!! Thonë, është jashtë shtetit. Ku? Nuk e din askush. Zyrtari del jashtë shtetit kur t’i teket edhe sa herë t’i teket! Mos vallë, jashtë shtetit është zyrtarisht? Po të ishte zyrtarisht do ta dinin “këta“ nga partia e tij! Do duhej ta dinte ndoshta edhe kryeministri, si kryetar partie, pse jo edhe ministri i policisë! Mirëpo, bëjnë be që nuk e dinë!

“Por, ja që ne jemi shtet”, duan të thonë, megjithatë. Përse do ta bënin “teatrin”?

Vallë, policia e Kosovës nuk e din se çka është logjistika, vrojtimi, grumbullimi i të dhënave, infromacioni konfidencial, pra nuk dinë për masat që duhet ndërmarrë përpara se të arrestohet dikush!? Këto i dinë edhe policët e Burkina Fasos, Malawit dhe Guinesë së Re!

Kujt mundoheni t’i shitni mjegull, ju zotërinj që gjithë ditën si papagaj thoni: Shteti, kushtetuta, ligji, drejtësia…? Pse nuk thoni thjeshtë (do të ishte shumë më e ndershme) ia bëmë me dije se do ta luajmë një “shfaqje” për publik, dhe i thamë “dil jashtë shtetit”!? Ta thoni bile njëherë të vërtetën!

 

Por ringjallja e shtetit ngjanë shumë me ringjalljen e një njeriu.

-Në nje ordinancë në Prishtinë, thotë raporti policor u arrestuan “kontrabanduesit e organeve”. Më hollësisht thuhet se: një turk ia ka shitur një çifuti veshkën, e shqiptarët si ekspertë të “transplantimit” po e kryenin “transakcionin ndërkombëtar”! Ku, midis kryeqytetit të Kosovës. Para syve të policisë, insitucioneve, para syve të shtetit. Me leje (licencë) të shtetit!

Nuk e ka ditur askush? As politikanët? E kush nënshkroi atë dokument!?

 

Këtu gjithçka dihet, por askush nuk e thotë. Si duket nuk duam t’ia prishim imazhin shtetit. Nëse vazhdon kështu, nuk do të kaloj shumë kohë dhe ky shtet do të marr sinonimin e “shtetit të krimit”! Atëherë nuk do të pranohet as në federatën ndërkombëtare të pëllumbaxhinjve, e lëre në ndonjë institucion më relevant!


Blog EntryOct 20, '08 11:38 AM
for everyone

                              shkruan Albion Topia

 

 

 

Përsheshi i tranzicionit

 

Voltaire thotë: “Zotëri, unë nuk pajtohem me mendimin tuaj, por jap jetën time, vetëm që ju ta keni të drejtën ta shprehni mendimin tuaj.”

Të shprehësh mendimin për Enver Hoxhën as nuk është e lehtë, as nuk është e thjeshtë! Prandaj unë do t’ju kursej edhe juve edhe vetën dhe nuk do ta bëj një gjë të tillë.

Pasi që Enver Hoxhën nuk e shoh as krejt bardh e as krejt zi, e di që do të jem më i shari nga të dyja palët, por s’ka problem.

Por, të flasësh për një “ngjarje” e cila bëri kaq bujë në Kosovë, ndoshta edhe më gjërë, s’do të duhej të ishte problem i madh, sikur… ah sikur!!!

Mëdyshja e parë me të cilin njeriu ndeshet, kur do të shpreh një mendim për manifestimin është se; a ka mundësi të mos pozicionohet në njërën anë (të cilën disa e quajnë të bardhë e të tjerët të zezë dhe anasjelltas, duke mos lënë një mes i cili mund të jetë i hirtë p.sh. ose thënë më ndryshe as i bardhë as i zi!!!

Çështja tjetër është se; si të thuash një mendim që do ishte krejtësisht i zhveshur nga emocioni, kur “lidhja me të” ka qenë e ndërtuar pikërisht mbi këtë bazë!? (Kjo vlenë sidomos për shqiptarët e Kosovës, pra edhe për mua).

Problemi i fundit, (për mua) është se çfarë të thuhet kur formula “nekrofilike” që; shqiptari e do vetëm të vdekurin, në këtë rast jo që shpërfillet, por nuk vlenë fare!

Pra, kur e shikon hollë del se gjëja  më e mirë është ta mbyllësh gojën!!!

Mirëpo, kur gjendem para sfidave kësisoj unë ia bëj ndryshe, filloj të flas jerm si një i dehur dhe askush nuk ma merr për seriozisht, gjë që më shpëton nga çdo lloj reperkusioni.

Morris Seidmann thotë: Liria e fjalës nuk i jep të drejtë dikujt që në një sallë të mbushur teatri të çjerret ” Ra zjarr”!

Në këtë rast pikërisht ka ndodhur kjo gjë. Dikush ka bërtitur zjarr (u ringjall Enver Hoxha në Prishtinë), një tjetër ka marrë rolin e zjarrëfikësit dhe në vend të ujit ka hedhur benzinë.

Për mua është absurd i llojit të vetë që demokracinë, të drejtat njerëzore, lirinë e fjalës e vlera të tjera (këto të ashtuquajtura perëndimore) i marrim apo u qasemi ashtu siç na teket! Në këtë kontekst kjo na nxjerr mjaft origjinal, duhet pranuar këtë, megjithëse në sy të të tjerëve mund të dukemi komik, tragjik, apo të dyjat së bashku.

Kosova, ka disa vite që është shndërruar në një skenë të teatrit absurd. “Politikanët” janë Beckett-a e Ionesco, ndërsa populli pret Godonë dhe tredh Rinoçerontë! 

Në një shoqëri ku Beethowen e Mozart ngulfaten nga Meda, Gjyste Vulaj, dhe striptizetat mediale, ku sharraxhiu është kirurg, e invalidi futbollist, i verbri pikturon e kleriku të shëron me hajmali, ku kremtohet e ç’kremtohet vetëm 365 ditë në vit, ku valviten flamuj pranë e pranë dhe sikur duan ta kafshojnë njëri-tjetrin e shpiken për çdo ditë identitete, në këtë shoqëri secili, ama vërtetë secili, jeton vetëm për vete. Pra, nëse jeton, duhet të ketë të drejtë edhe të kremtoj, festoj, manifestoj, shënoj, protestoj, duroj, kërkoj, punoj… po s’ka punë, jo! Nëse “shoqata anonime e klonistëve” ka të drejtë t’ia shënoj ditëlindjen deles Dolly, tifozët e plakur ditëlindjen Pelesë, natyralistët Darwinit, humoristët Charlie Chaplin-it, rockerët Mick Jaggerit, mjekroshët e mahallës të shënojnë 10 vjetorin e vdekjes së Azem berberit, a ka të drejtë dikush ta kremtoj edhe ditëlindjen e Enverit? Ata që betohen në demokraci thonë thjeshtë, jo!

Në një shoqëri ku nocionet shtet dhe ligj janë vetëm “ngjyrë e tharë në letër”, ku drejtësinë e ndanë paraja, ku vjedh i pasuri e donacione jep fukaraja, ku polici është gjysmë-analfabet, kryeministri hiç më pak se mbret, e opozita më shkret se shkret (hajnat që i disciplinoi vota), ku fëlliqësira quhet lulë, e kundërshtari politik s’është më shumë se pulë, kush di ta determinoj vlerën, të mirën e të keqen,kush mund ta kuptoj Sulon dhe Beqën? Ata që betohen në demokraci kanë përgjigje të thjeshtë, thonë; jemi në tranzicion!

Vetëm aty ku nuk ka punë, çdo kremte është dhunë.

Vetëm aty ku nuk ka drejtësi, djalli në kishë ndez qiri.

Vetëm aty ku nuk ka moral, vrasësit nuk fshihen në mal.

Vetëm aty ku mungon toleranca, intervenojnë Amerika e Franca (përmes ambasadorëve).

Vetëm aty ku ambienti është i pistë, secili honxhobonxho vetëquhet analist. 

Unë e thashë mendimin tim (dhe shpëtova shpirtin)! Kush e mori vesh mund të thotë e bëre lesh! Kush s’e mori vesh le të ngulfatet në përshesh (të tranzicionit).

 


Blog EntrySep 20, '08 2:26 PM
for everyone

                                                           nga Albion Topia

 

Euridika e Osman Takës

Duke mos njohur shumë folklorin dhe etnomuzikologjinë në përgjithësi nuk më kishte rastisur më herët të dëgjoja për “Vallja e Osman Takës”. Kjo më ndodhi për herë të parë vitin 2000 kur po ndiqja një festival folklori (me detyrë). Ajo që më mahntiti në realitet ishte rrëfimi që ndërlidhej me këtë valle, ishte ngjarja që e kishte prodhuar, ishte emri i njeriut i cili për dëshirë të fundit (para ekzekutimit) kishte zgjedhur-jo ndonjë ushqim, cigare, pije, femër etj. por pikërisht të lozte një valle!!! Ka diçka të veçantë, krejt mitologjike, të papërsëritshme në këtë histori të Osman Takës. Ka diçka fantastike që në çastin makabër të paravdekjes njeriu kërkon të vallëzoj! Kërkon të hidhet përpjetë, mbi daulle, të rrah tokën me këmbë (sikur t’ia bëj me dije e t’i thotë hapu, unë po vij), të therrë qiellin me krahët shpatë për t’i hapur shtegun shpirtit që të arrij lartë, te prehja e amshueshme.

Derisa në mitologji kemi rastin identik të një këngëtari tjetër me emrin Orfe të cilit gjarpëri ia kafshion gruan dhe i vdes, dhe ky nga dashuria e madhe për të shkon e i bie në gjunj Hadit, Osman Taka nuk i përkulet pashait turk, nuk e lutë, ai i kërkon atë që me ligj tokësor e hyjnor i përket, dëshirën e tij të fundit! Do ta lozë një valle. Thjeshtë, një valle. Doemos pashai turk do të ketë qenë tmerruar. Njeriu disa çaste para vdekjes do të vallëzoj!? Por vallja nuk ishte dosido. Ishte valle shqiptare që të shkul zemrën nga gjoksi, që të rrëmben me harmoninë e ritmit, fuqinë e koloritit, emocionin e hapit. Osman Taka, ka dashur t’ia bëj me dije zyrtarit anadollak se edhe pas vdekjes së tij vallja do të jetoj, se edhe pas vdekjes së tij ky popull me një kulturë të lashtë do të lind e vdes, e prap lind duke ruajtur me xhelozi traditën e vet. Aq më shumë. Vallja që do të lozej edhe me më shumë pasion, sepse ajo do të merrte diç edhe nga historia e tij personale, emrin e tij, duke e bërë edhe atë të pavdekshëm siç ishte vetë. Asaj valleje të lashtë do t’i jepte edhe një dimension të ri, shumë më sublim. Do t’i falte emocionet e fundit të një njeriu që po ekzekutohej. Jo lotë, mërzi, dëshpërim, do t’i jepte zjarr. Ajo që ishte edhe më domethënëse ishte vetë fakti që vallja nuk lozej këmbëlidhur, duarlidhur… Osman Taka tërthorazi refuzonte prangat me ndjeshmërinë e një artisti, donte të ishte i lirë.

Pashai duke e pare ngazëllimin e publikut dhe lotët në faqe të bijës së vet,

duke e kuptuar se pikërisht Ai po bëhej shkaktar që të lind një mit i ri (ku roli i tij do të ishte më shumë se i shëmtuar) vendos ta fal Osman Takën. Mund të ketë ndodhur që kishte gjak shqiptari i cili megjithatë nuk bëhet ujë dhe diku thellë brenda tij kishte folur permes zërit të ndërgjegjës… sidoqoftë vallja ia fali jetën Osman Takës, sepse ky i kishte falur vetën valles. Rrëfimi për Orfeun dhe Euridikën sa do i bukur të jetë, nuk e ka dramaticitetin e rrëfimit për Osman Takën dhe bijën e pashait…

Osman Taka ishte shqiptar, ndoshta edhe për këtë arsye më duket më I bukur, apo ndoshta për faktin që ishte autentik dhe jo përrallë. Çudi, ngajrjet tona reale ndodh të jenë më të bukura se përrallat e huaja! Nuk e jemi të vetëdijshëm se ç’shpirtë të madh ka populli ynë. Mëkat!


Blog EntryMar 6, '08 1:38 PM
for everyone

Janar, shkurt, Prekaz… tetor, Skënderbe, dhjetor !

 

Dikujt mund t’i duket ide e marrë, dikujt krejt e çuditshmë,  e ndoshta dikujt tjetër edhe më keq, por shqiptarët kanë shumë arsye që dy muaj në kalendar t’i ripagëzojnë. Janë dy figura madhore të kombit; Adem Jashari nga Prekazi dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Dy figura për të cilat një humanist i shquar (Dom Lush Gjergji) ishte shprehur me këtë simbolikë: “Shqiponja jonë ka dy kokë. Derisa njëra kokë e shqiponjës është Skënderbeu, koka tjetër e shqiponjës është Adem Jashari”.

Marsi personifikon një Hyjni romake ndërsa nëntori asgjë më shumë se një numër rendor, prandaj do të ishte shumë e drejtë që nga emërtimi i sotëm të heqim të dy këto variante. Muajin e tretë të vitit pse mos ta quajmë Prekaz (në nderim dhe kujtim të Adem Jasharit dhe luftës së tij) dhe muajin e parafundit-nëntorin, Skënderbe në nderim të kryeheroit tonë kombëtar?!

Derisa në kalendarin tonë ka vend për qershorin (qershinë) që s’është asgjë më shumë se një pemë e zakonshme, dhe për Gushtin që s’është asgjë tjetër pos “respekt” për një Perandor Romak të cilit nuk i kemi asgjë për borxh (të ishte së paku ndonjë mbret apo mbretëreshë Ilire) pse mos t’i bëjmë vend edhe atyre që aq shumë bënë për Ne, identitetin tonë, lirinë tonë!?

Janar, shkurt, Prekaz…tetor, Skënderbe, dhjetor!


                               

 

                                  shkruan  Behxhet Sh. SHALA

 

TRAKTATI PER FQINJESI TE MIRE DHE KOSOVA SI ZONE E LIRE !

 

Quod licet Jovi, non licet bovi :

Ndoshta edhe nuk do ta kuptoni kete thenie ne gjuhen latine dhe me te drejte do te pyesni, pse kjo pyetje ne kete kohe dhe mos eshte vetem nje perpjekje e autorit te ketij shkrimi qe me nje “ intelektualizem “ te larte te imponohet para lexuesve te gazetes “ Epoka e Re “ duke shitur dushk per gogla siç bejne pjesa me e madhe e intelektualeve te Kosoves, sot. Perkthyer ne shqip do te thote : “ Çka i lejohet Jupiterit ( lexoje , zotit ) nuk i lejohet buallit. Ose edhe me shqip : “ çka u lejohet nderkombetareve ( zoterve te Kosoves ) nuk u lejohet parlamentareve ( disa buajve ) , gjithashtu te Kosoves. Kosova, si Piemont i shqiptarise nuk ka dhene edhe aq shume intelektuale, mendoj koheve te fundit, qe do te ndikonin ne proceset globale dhe qe do ta nderonin ambientin nga jane. E kemi nje nobeliste ( Nena Tereze ), pastaj Ferid Muratin si gjysemnobelist dhe Kadarene si kandidat te perhershem dhe te perjetshem per çmimin Nobel. Çka bejne sot inteletualet ne Kosove dhe cili eshte roli i tyre ? Shumica jane shnderruar ne sherbyes civile te lidereve politike injorant dhe ne kete menyre jane bere pjese e proceseve politike ( implementimit te projekteve politike shume te demshme per Kosoven ) duke manipuluar me popullin zemerbardhe. Per shkak  te do perfitimeve materiale jane degjeneruar shpirterisht dhe intelektualisht! Kompleksin e inferioritetit intelektual perballe intelektualeve te vertete e kompensojne me servilizem dhe degjueshmeri ndaj “autoriteteve” politike vendore e sidomos atyre nderkombetare. Kjo fushate paraelektorale eshte deshmia me e fuqishme ne favor te konstatimit tim. Çdokush qe, nese edhe vetem njehere ka percjellur debatet per kryetare te komunave e sheh mjerimin tone intelektual dhe moral, ne nivelin baze! Sa me shume ngritesh me lart ne kierarkine sunduese, ky mjerim nuk behet me i vogel por behet me i sofistikuar dhe ambalazhohet bukur qe te jete i pranueshem per shumicen e qytetareve te Kosoves. Servilizmi i disa “intelektualeve” ndaj lidereve politike, te gjalle dhe te vdekur eshte antologjik! Kujtojeni si kane vallezuar dhe vrapuar rreth Ibrahim Rugoves, tashme te ndjere autoritetin e te cilit po e riciklojne edhe tash, si vallezojne sot rreth Hashim Thaçit, te gjalle dhe te forte, per çastin, rreth Ramush Haradinajt, te cilin e kane rrespektuar dhe e rrespektojne per shkak te interesit ( mbijeteses politike, mireqenies materiale ) dhe frikes.  Keto jane edhe arsyet pse atij i premtojne postin e kryeministrit dhe nga kush ? Nga ata, projektuesit e pykave dhe termocentraleve me ere, te cilet, po te mos ishte Ramush Haradinaj kurre nuk do te beheshin “ intelektuale “ dhe nuk do t’i fitonin votat as ne hyrjet e banesave te tyre te uzurpuara pas perfundimit te luftes ! E kemi rastin eklatant te Behxhet Pacollit te AKR –se, shumica e intelektualeve vrapojne pas parave te tij dhe pasi t’u kete ra diçka ne gushe, ne menyren me te pandergjegjshme dhe te pamoralshme perpiqen te distancohen nga ai, sikur diteve te fundit! Ky eshte ai morali yne me indigo ( i dyfishte ) dhe injoranca e sofistikuar dhe e mbeshtjellur me intelektualizem! Permbajtja eshte gatishmeria per t’u nenshtruar ne çdo kohe, pa kundershtimin me te vogel. Keni alamet shkrimtare, gazetare, artiste te estrades dhe analiste politike qe enderrojne te jene afer filan politikanit, te bejne nje foto me te, ta fitojne besimin e tyre qe, me ne fund te perfundojne ne perqafimin e tyre politik dhe patriotik! Me nje fjale, politikanet behen makro ( mbrojtes ) te sherbimeve qe ofron prostitucioni intelektual. Eshte tashme legjendare gatishmeria per degjueshmeri ( lexo nenshtrim ) e lemshit politikano – intelektual ndaj nderkombetareve , duke filluar nga Rambujeja deri te epoka e Ishingerit. Pra, eshte pranuar Rambujeja, Rezoluta 1244, demilitarizimi i UÇK –se, Korniza Kushtetuese, cenimi i integritetit territorial te Kosoves, Standardet para Statusit, Decentralizimi sipas parimit etnik, eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve, bisedimet me Serbine per statusin e Kosoves, plani i Ahtisarit, vendimet e Grupit te Kontaktit, 14 pikat e Trojkes se Trobojkes dhe Traktati per Fqinjesi te Mire me Serbine qe ne fakt jane pajtim per Konfederate me Serbine ( shpresoj se sinqerisht ta kene pranuar kete Ekipi i Unitetit vetem se duhet te kamuflohet qe te mos duket si konfederate por si Kosove e pavarur dhe sovrane!). Mos te flase per gatishmerine qe te pranohen te gjitha sugjerimet ( lexo imponimet ) e nderkombetareve per simbolet “ shteterore “ siç jane, flamuri, himni dhe stema. Nuk eshte perfillur asnje propozim i pales kosovare nga nderkombetaret. Do ta shihni se çfare permbajtje ka propozimi per Kushtetuten e Kosoves, vertet eshte nje krim juridik ku vullneti i shumices dhunohet nga vullneti i pakices dhe ku shumica prej 95% ne te vertete shnderrohet ne pakice politike! Nenshtrimi i te se ashtuquajtures shoqeri civile ndaj nderkombetareve ka permasa biblike. Thjesht, jane te paskrupullt ne arritjen e qellimeve. Shkelin mbi te gjalle dhe mbi te vdekur. Asnjehere nuk i sherbejne misionit te percaktuar por objektivit ( projektit ) te adhuruar. Me politikanet e vendit flirtojne part – time ( orar te shkurtuar ), me nderkombetaret flirtojne full- time ( 24 ore ). Ne fund, shumica perfundojne ne politike, nga bashkejetesa kalojne ne statusin martesore ndonese jane shkelesit me te medhenj te kurores! Kjo eshte shoqeria civile e Kosoves apo njesia paramilitare e realizimit te projekteve kunder interesave te qytetareve te Kosoves. Apo, elita e mercenarizmit qytetare. Kerkoj falje nga ajo pjese e shoqerise civile e cila me perkushtim dhe ndershmeri e ka kryer punen duke u ballafaquar edhe me probleme qe e rrezikojne aktivitetin e saj, te natyres materiale dhe te sigurise! Lexuesi i vemendshem e ka te qarte se nga Rambujeja e deri te epoka e Ishingerit, berthamen implemntuese te te gjitha projekteve e perbejne politikanet aktuale dhe korbat e shoqerise civile, te inkuadruar ne grupe politiko- strategjike, keshilltare, oborrtare etj. e te cilet Kosoves i kane shkaktuar me shume deme politike, materiale, urbanistike, ekonomike, kulturore etj. se Serbia, ne kushte te paqes, ( perjashtoje luften ). Ky eshte konstatim i rende dhe aspak patriotik, mirepo thellesisht jam i bindur per kete!

 

Diçka per trekendeshin e Bermudeve dhe trekendeshin USAID-ATRC-KLUBI REPUBLIKAN dhe klubet e tjera :

Nderkombetaret, punen e pare qe e kane bere pasi kane ardhur ne Kosove ishte ndertimi i kapaciteteve te sektorit joqeveritar vendore, si opozite e vertete dhe monitorues i punes se IPVQ -ve te Kosoves, synim qe praktikohet ne te gjitha vendet ne transicion e qe kane qene ne konflikte te armatosura. Me nje fjale, ky qellim eshte perpjekje per te ndertuar mekanizma vendore qe do te luajne nje rol aktiv ne fushen e te drejtave te njeriut dhe perparimin e proceseve demokratike. Ky eshte preteksti ndersa konteksti eshte ndertimi i nje rrjeti informatoresh dhe denoncuesish permes te cileve do te mbahej situata nen kontrolle si ajo ne sektorin qeveritar ashtu dhe joqeveritar. Ne baze te ketyre informatave, merreshin qendrime per personalitete te caktuara dhe beheshin kombinime politike, formoheshin koalicione dhe qeveri. Puna e pare per te cilen na mesonin ishin dukurite si konflikti i interesit dhe sigurimi i transparences ( llogaridhenies )  si parakusht per zhvillimin e demokracise e cila ne Kosove i bente hapat fillestare. Jane ndare dhjetera projekte per ta luftuar konfliktin e interesit dhe per ta siguruar transparencen apo llogaridhenien. Jane bere shume raporte e publikime por situata nuk ka ndryshuar aspak ose fare pak. Varesisht prej zhvillimeve politike dhe nbrojtjes se interesit te grupeve te caktuara me ndikim, jane favorizuar apo margjinalizuar edhe individe me ndikim ( Adem Demaçi, Albin Kurti, Gani Krasniqi, Nexhat Daci etj. ) nderkaq jane favorizuar mbeturinat e ish bashkepunetoreve te UDB –se dhe jashteqitjet e tjera, tani te transformuara ne “ shoqeri civile “. Po çfare lidhshmerie kane Trekendeshi i Bermudeve dhe ai USAID – ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ? Trekendeshi i Bermudeve eshte nje lokacion shume i rrezikshem per marinaret dhe fluturaket qe fluturojne ulet si edhe hulumtuesit e ndryshem qe e ndermarrin nje ekspedite per ta hulumtuar rrezikshmerine e ketij fenomeni. Shume anije, aeroplane dhe ekspedita kane perfunduar ne ujerat e ketij Trekendeshi te Bermudeve asnjehere pa u zbuluar shkaku i vertete. Flitet per nje fushe te fuqishme magnetike nenujore e cila eshte shkaktare e ketyre fatkeqesive. Trekendeshi USAID- ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ka tjeter funksion, nuk rrezikojne anije me ekuipazh e as aeroplane dhe fluturake te tjera por rrezikojne sektorin joqeveritar duke i diferencuar ne lojale dhe te padegjueshem. USAID, si donatori kryesor i ndane mjete financiare ATRC –se ( qendres per trajnime dhe resurse ) ndersa kjo i ndane grante OJQ –eve ne mesin e te cileve edhe KLUBIT REPUBLIKAN. Do te thoshit, çka ka ketu te keqe kur mjetet shkojne ne zhvillimin e sektorit joqeveritar?! Asgje , do te thoja edhe une po te mos ishte ne pyetje shkelja flagrante e parimeve qe na kane mesuar vet nderkombetaret , ne mesin e te cileve edhe USAID. Ne keto tri institucione ( USAID, ATRC dhe KLUBI REPUBLIKAN ) jane te punesuara tri motra, njera nga USAID i ndane mjetet tjetres ne ATRC nderkaq kjo i ndane te tretes ne KLUB REPUBLIKAN. Ky eshte rast tipik i konfliktit te interesit. Mosberja publike e kesaj nga ana e drejtuesve te USAID –it, ndonese jane ne dijeni, eshte rast tipik i jotransparences ne ndarjen e fondeve. Kete e dine shume mire edhe Zyra Amerikane dhe shefja e saj, Tina Kajdanow. Dhe pse e bejne kete, sepse per momentin kane nevoje per nje “shoqeri civile” te tille. USAID-i ka bere diferencimin e OJQ –ve ne Kosove, te degjueshmeve ( KIPRED ) u ka ndare mjete per monitorimin e zgjedhjeve, KMDLNJ –ne e ka perjashtuar sepse keshtu ka dashur shefja e madhe e Zyres Amerikane. Ne interesimin e mediave, USAID asnjehere nuk ka dhene pergjigje pse ka vepruar keshtu. Sepse e injoron transparencen. I ka favorizuar dy fenomene negative per te cilat eshte angazhuar vet, konfliktin e interesit dhe jotransparencen. Çka ka bere ATRC ? Ka organizuar debate te kurdisura, me pjesemarres te perzgjedhur mire per t’u siguruar mbulese faktike dhe politike proceseve te decentralizimit sipas parimit etnik, zonave te mbrojtura per kisha dhe bisedimeve per statusin e Kosoves. Pse nuk ka organizuar ndonje debat per vrasjen e protestueve paqesore te 10 shkurtit ( Mon Balaj dhe Arben Xheladini ), arrestimin dhe krishtizimin e Albin Kurtit, veprimin jodemokratik dhe shantazhues te dikujt nga USAID –i ndaj KMDLNJ –se ! As KLUBI REPUBLIKAN, i njohur per organizimin e debateve ku rraheshin tema te ndryshme nga aktualitetet, jo qe nuk ka shfaqur gatishmeri te organizoje debate qe e kontestojne realitetin por eshte vene ne funksion te ngulfatjes se fjales se lire ( kujtojeni reagimin e Shkelzen Gashit ne gazeten Koha Ditore). Atij iu pamundesua te flas ne nje debat me liderin e PDK –se. Hyrja dhe pjesemarrja ne debat iu kushtezua me mbylljen e gojes gje qe ai nuk e pranoi. Sikur ne kohen e komunizmit apo te Millosheviqit! Per kete arsye marrin grante keto klube dhe qendra nderkaq eliminohen organizata te cilesuara si te padegjueshme. Kunder diferencimit te OJQ – ve eshte dashur te organizohen debate edhe nga ATRC edhe nga KLUBI REPUBLIKAN nderkaq OJQ- et e mirefillta eshte dashur ta ngrejne zerin. Sot diferencohemi ne, KMDLNJ, neser do te diferencohen keta te degjueshmit. Po te kishte shoqeri civile te vertete, ne kete rast do te dukej roli i saj!

 

Fushata parazgjedhore dhe sindromi i harreses :

 Eshte nje kategori e njerezve qe rrejne naten e diten duke shpresuar se ata qe degjojne rrenen jane harrestare apo pse mos te them , jane edhe te marre! Nuk mund ta kuptoje ndryshe sjelljen dhe premtimet e riperseritura te subjekteve garuese, ose na konsiderojne krejt te marre ose mendojme se nuk lexojme asgje. Eshte e pabesueshme se çka premtojne, vetem per te mbetur ne pushtet. Perseri kerkojne vota! Per t’i perseritur te njejtat premtime edhe pas kater vjeteve! Fushata eshte duke shkuar per se mbari, ne frymen e koalicioneve te ardhshme. Subjekti me i sulmuar ne kete fushate eshte AKR dhe lideri i saj, Behxhet Pacolli i cili sulmohet shkaku se parandjejne rrezikun nga ai. Pra nuk sulmohet pse eshte rus apo serb apo pse nderton kulla me çokollata te Kaxhikistanit ( oj gjeografi, ta hengsha une syrin ty ) por pse po ofron diçka, qe sipas te gjitha gjasave edhe mund ta realizoje! Ndryshe, fushata eshte relativisht paqesore. Te gjitha subjektet garuese ftojne elektoratin te votojne, natyrisht per ta nderkaq ORA e ka fushaten me simpatike. Ne veçanti ishte simpatik shkrimi i Shkelzen Maliqit ne Ekspress me titullin VOTO ! Vetem nuk e di nese kete e ka bere ne cilesine e anetarit te ORA –se, Koalicionit monitorues “ Demokracia ne Veprim “ apo Nismes se te Rinjve per te Drejtat e Njeriut ? Duket se eshte pjese e te gjitheve. Koken e ka futur ( shpresoj, perkohesisht ne politike ) ndersa trupin dhe shpirtin e ka ne “ shoqeri civile “. Levizja per Vetevendosje ka ftuar qytetaret e Kosoves te mos votojne duke i identifikuar te gjitha arsyet pse nuk duhet te votohet e te cilat jane 100 % te sakta. Koalicioni monitorues “ Demokracia ne Veprim “ po na bombardon per çdo dite me do sllogane teper bajate ne mediat e shkruara ne favor te daljes ne votim. Per kete edhe paguhen, bukur mire! Edhe Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut ka filluar nje fushate pro zgjedhjeve dhe kunder Vetevendosjes duke e akuzuar kete levizje per mashtrim. Vetem shihni nga vijne dhe te kaluaren e tyre dhe çdo gje do ta keni te çarte! Natyrisht, mua nuk kane arritur te me bindin perkunder premtimeve te cilat, padyshim se do t’i realizojne, si gjithehere deri me tani, pra, une nuk do te votoj!

Istikamet e Karamuratit dhe miliardat e Batonit : Sot, kontribuesit me te medhenj te buxhetit komunal te Prishtines jane dy police te SHPK –se qe gjate orarit te tyre te punes shqiptojne dhjetera tiketa me gjobe per shkak te parkimit te ndaluar ne rrugen e cila nuk eshte frekuentuese as per vetura e as per kalimtare. Ne keto rruge jane shenjat ku eshte i lejuar parkimi ( me pagese ) por nuk perfillet nga keta police me biçikleta ne kohen kur shume rruge te Prishtines jane shnderruar ne istikame te Karamuratit! Kjo, ne fakt nuk mund te interpretohet ndryshe veç si  nje plaçkitje e “ ligjshme “ e qytetareve, te cilet, pa fajin e tyre kane mbetur pa hapesire per parking! Kontribuesi me i madh dhe shpetimtari i buxhetit te Kosoves ( ndonese hipotetik ) mbetet Baton Haxhiu me 7 miliarda te hyra vjetore, per 12 vitet qe vijne. Merreni me mend, 7 miliarda here 12 vite bejne 84 miliarde ! Nese kesaj shifre i shtohet edhe buxheti ( social ) , real i tashem i Kosoves prej 700 milione eurove, nuk e di ku do te mberrijme! Ani Kosova si zone e lire doganore! Nuk do te kisha koment as me 1 prill ( kur do te shpallet pavaresia e Kosoves ) e lere me sot!

Lexues te nderuar, pata shkruar me heret per te bemat e Stiven Shukut dhe hajnave vendore, ne planin e diskreditimit moral ( me do zogeza shqiptare ) dhe diversionit ( hajnise ) materiale, me do ministra shqiptare. Kerkoj falje pse e kam qelluar kete dhe shume te tjera, per pavaresine, ne radhe te pare!

 

 

 


                                       

shkruan   Behxhet Sh. SHALA

A DO T’I FITOJË ZGJEDHJET NË KOSOVË KRIMI I ORGANIZUAR ?!

Realizimi i pavaresise, as ne enderr :

Qytetaret e Kosoves, me perjashtim te serbeve, preokupim kryesor tash e kane a do te dalin fare ne zgjedhje  dhe nese vendosin te dalin ne keto zgjedhje, per kend te votojne atehere? Ngase ata qe kane votuar me pare, ne mase te madhe jane zhgenjyer dhe dilemat jane krejtesisht normale. Me pare, ne te gjitha zgjedhjet e mbajtura oferta kryesore per t’i joshur votuesit ishte vota per pavaresine e Kosoves dhe te gjithe ata qe nuk do te dilnin ne zgjedhje cilesoheshin si kundershtare te pavaresise, kundershtare te Amerikes, bashkepunetore te Serbise, kundershtare te BE –se dhe proceseve integruese dhe pallavra te tjera qe korrespondonin shume mire me karakterin, injorancen, permbajtjen morale dhe njerezore te ofertuesve te ketij tregu politik. Shihej qarte se qellimi ishte te merrej pushteti e pastaj premtimet per pavaresine e Kosoves mund te pritnin dite me te mira, deri ne zgjedhjet e ardhshme! Keshtu u veprua, qe nga zgjedhjet e para lokale te vitit 2000. Ne vend se te ofroheshin programe zhvillimore, projekte per zbutjen e varferise, uljen e papunesise, ndertimin e nje infrastrukture normale ( rrugore dhe intelektuale ), furnizimi i rregullt me energji elektrike, permiresimin e sherbimeve shendetesore, trajtim te dinjitetshem te pensionisteve, arsim qe nuk prodhon analfabete serike, rehabilitim, perkujdesje dhe integrim ne shoqeri per te gjitha kategorite qe kane dhene diçka per kete vend ( ish te burgosurit politike , te burgosurit e tashem politike, nga UNMIK –u dhe Haga, ish luftetaret e UÇK –se, invalidet e luftes, ish partizanet, ballistet, nacionalistet, komunistet, tradhetaret e te gjitha proveniencave) pra, me nje fjale te behej sistemimi i qytetareve te Kosoves, ne baze te meritave, per te mire a per te keq, krejt njesoj, oferta e vetme ishte: realizimi i qellimit historik dhe endrres shekullore, Kosova e pavarur dhe sovrane e integruar ne strukturat e NATO-s dhe BE –se ! Kjo ishte nje oferte mashtruese ngase burizanet kryesore apo ofertuesit qe me pare kishin nenshkruar Marreveshje dhe dokumente qe shprehimisht e perjashtonin pavaresine e Kosoves nderkaq permes ofertave imorale siguronin per veten e tyre imunitet nga ndjekjet per shume krime dhe mundesi per pasurim perrallor, ne kurriz te atyre qe do te votonin per ta! Pra, ky do te ishte legjitimim i krimit dhe legalizim i hajnise!

Roli i Vellaut te Madh ne proceset aktuale :

 Cili ishte roli i bashkesise nderkombetare? Duke e imponuar nje sistem zgjedhor, kontribuan per krijimin dhe instalimin ne pushtet te nje klase te krimineleve, ordinere dhe te luftes te cilet mjeshterisht i perdoren per manipulim me qytetare ne kuptim te amortizimit te kerkesave te tyre te ligjshme per pershpejtimin e zgjidhjes se statusit politik te Kosoves. Zyrat e huaja i moren nen protektorat kriminelet e luftes dhe ata te pas luftes duke i mbikeqyrur 24 ore si sot SHPK – e qe e mbikeqyr Albin Kurtin ne arrest shtepiak. U garantuan imunitet nga ndjekja penale per aq  kohe sa paten nevoje pastaj , disa i arrestuan, disa i denuan e disa i eliminuan ne menyra te ndryshme duke i diskredituar dhe turperuar boterisht. Peshkaqenet e medhenj ( mbeturinat e Rambujese ) i kursyen qe me vone te misheroheshin si Ekip i Unitetit, jo rastesisht! Po stafi nderkombetar, ç’u be me te? Edhe ai u zevendesua, ne vend te atyre qe erdhen ne fillim e qe kishin nje vlere, erdhen hajdutet me diploma te falsifikuara, alkoolist kronike, hajdute profesionist te deshmuar ne misionet e meparshme ne Bosnje, Kroaci me nje arrogance dhe prepotence duke krijuar keshtu nje raport tipik kolonialist. Ky bashkedyzim i injoranteve vendore dhe hajduteve nderkombetare ( te mbrojtur me imunitet diplomatik ) e sollen Kosoven ne kete gjendje qe eshte sot, mjerim social, ekonomik, moral, diskriminim, rritje te krimit te te gjitha ngjyrave, rritjen enorme te ndjenjes se paperspektives dhe, margjinalizim te skajshem te çeshtjes se statusit te Kosoves. Me defaktorizimin e Kosoves u faktorizua Serbia! Jo pa qellim. Prej vitit 2000 , kur jane mbajtur zgjedhjet e para e deri ne vitin 2007 kur eshte planifikuar te mbahen zgjedhjet e radhes, Kosova eshte shnderruar ne Hiroshime, ne te gjitha pikepamjet. Faktet tregojne se kemi perkeqesim te theksuar ne te gjitha sferat e jetes. E me se shumti ka pesuar ceshtja e zgjidhjes se statusit politik te Kosoves , e cila eshte kthyer ne piken zero. Tash jane paralajmeruar mbajtja e tri pale zgjedhjeve, lokale, te pergjithshme dhe ato per kryetare te komunave. Keto zgjedhje organizohen sipas parimit olimpik, eshte e rendesishme vetem te garosh, te marrish pjese sepse realisht keto zgjedhje nuk ofrojne asnje mundesi, as nuk ke kend ta zgjedhesh e as nuk ofrojne ndonje zgjidhje! Ne fakt, perqindja e vogel e pjesemarrjes ne votim psh. 20% apo edhe me pak nuk do ta kontestoje legjitimitetin e zgjedhjeve, per kete jane perkujdesur nderkombetaret me kohe.   Po kush jane subjektet garuese qe llogariten favorite, çfare ofrojne ato ne fushaten e tyre parazgjedhore, cilat do te jene rezultatet, kush do t’i “ monitoroje “ato, sa jane te besueshme sondazhet dhe a do te vendosin per koalicionet e mundshme rezultatet e zgjedhjeve apo qendrat per numrimin e votive te kontrolluara krejtesisht nga nderkombetaret dhe çka do te behet me votuesit serbe?!

As ne Kine nuk ka me shume subjekte garuese por as genjeshtra me te medha:

Per zgjedhjet ne Kosove jane certifikuar shume subjekte politike, iniciativa qytetare, kandidate te pavarur e te tjere, me shume se ne Kine apo ne nje vend tjeter ku numri i banoreve dhe votuesve eshte shumefish me i madh se ne Kosove. Kjo shperndarje e subjekteve garuese nuk eshte bere per shkak te respektimit te rregullave demokratike por per shkak te relativizimit te forces se subjekteve politike, manipulimit me te lehte te rezultateve te zgjedhjeve dhe imponimit te modeleve per qeverisje, pas koalicioneve te kurdisura. Disa subjekte politike qe kane pasur trup votues stabil tashme jane ne nje situate tjeter. LDK eshte ndare ne dy nensubjekte garuese dhe ka mbetur pa liderin e tyre i cili ka qene percaktues per te gjitha fitoret ne te gjitha zgjedhjet e pasluftes. Karizma e tij partiake e ka mbajtur gjalle LDK –ne nderkaq tani, fitoren e LDK –se nuk do ta siguroje oferta politike e ketij subjekti por aftesia e manipulimit me liderin e vdekur. Pra, votat qe do t’i shkojne LDK –se, do te jene si shprehje e nderimit dhe respektit per Ibrahim Rugoven, tani shpirtin e tij nga votuesit e kesaj partie e jo oferta e LDK –se. Andaj eshte e kuptueshme pse LDK –e e eksploaton edhe per se vdekuri liderin e saj ndonese rivalet politike kete veprim e cilesojne si te pamoralshem! Jam i sigurt se edhe keta do te vepronin ngjashem, per t’i fituar votat andaj adresimi i imoralitetit politik dhe njerezor duhet te vlej edhe per ta!. Pra, Ibrahim Rugova eshte me i forte edhe per se vdekuri se krejt kandidatet aktuale te LDK –se e qe jane gjalle! Nuk e besoj se LDK, qofte ne nivelin lokal apo te pergjithshem do te bie nen 33%. Pra, do te jete forca numer nje politike ne vend. Nuk ka politikane shume te zotet ( ata pak qe jane duket se jane ne margjina ) por kane strukture dhe eksponent qe kane interesa te fuqishme materiale andaj pranojne çdo gje per te mbetur aty ku jane. Qofte edhe nese marrin veprime shume te demshme per Kosoven, statusin e saj. Keta jane konformist tipik qe e materializojne injorancen e tyre me metoda makiaveliste! LDK nuk ka lider te gjalle por ka autoritet te vdekur! Motoja, “  LDK ne rruge te drejte” me kapitalin politik dhe kombetar te liderit te vdekur eshte “kenga e mjellmes” per kete gjenerate te LDK –se dhe nuk siguron perspektive strategjike.

A jane prodhim i luftes disa parti politike apo vetem mashtrime optike ?

Subjekti i cili do te garoje per vend te dyte ose te trete eshte PDK e cila me pare eshte thirrur ne trashegimine e ish UÇK-se, si parti e dalur nga lufta ndonese individe te caktuar brenda partise ( ne kreun e saj ) me se shumti e kane demtuar luften. Gabimi i radhes behet duke i angazhuar ne radhet e saj individe te papergjegjshem te cilet i ka kandiduar per per poste te larta partiake dhe institucionale. Tani, ne saje te veprimeve te liderit te saj i cili po ben çka eshte e mundur dhe e pamundur per ta siguruar postin e kryeministrit, konsiderohet si partia me paqesore ( e nenshtruar ) ne skenen politike te Kosoves. Veprimin me te mire qe e ka bere kohen e fundit eshte angazhimi i keshilltareve te ndryshem , kryesisht te rinj. Se pari, e ka permiresuar sfondin vizuel me do fytyra te reja dhe simpatike, trurin e tyre besoj se e ka per nje perdorim, pastaj do t’i kthehet kadrovikeve partiake ! Gabimet qe do te ndikojne ne humbjen e votave jane: nenshtrimi ndaj shantazhit qe i kane bere figurat apo familjet e fuqishme me rastin e perpilimit te listave per kandidate per parlamentin e Kosoves apo per kryetar te komunave. Ne keto lista ka individe qe kane permbajtje kriminale, jane pjese e kreut te krimit te organizuar dhe qe kontrollojne bizneset me te pista ne Kosove. Keta kandidate do te ndikojne qe PDK t’i humb zgjedhjet me LDK –ne. Si potez qe duhet vleresuar eshte edhe spastrimi i skenes se “ shoqerise “ civile nga hajnat ordinere ( kerkoje falje nga ata qe nuk jane te tille ). Manipulimi me Shoqaten e te Burgosurve Politike dhe me Shoqatat e dala nga lufta dhe instrumentalizimi i tyre per arritjen e qellimeve politike eshte leshim i radhes qe do t’i kushtoje me humbjen e votave per kete subjekt politik. Mohimi i vlerave te luftes dhe eliminimi i personaliteteve autoritative ( Gani Krasniqi psh. ) ndikon ne imazhin e kesaj partie dhe renien e elektoratit. Eshte veshtire te besohet se ky subjekt do te fitoje me shume vota se ne zgjedhjet e fundit madje parashoh se do te kete renie. Ne nivelin qendror nuk do ta kaloje 23 %, ne nivelin lokal veshtire se do ta fitoje ndonje qender te fuqishme komunale ( Prishtinen, Pejen, Gjakoven, Mitrovicen, Prizrenin). Do te mbetet parti gjysemurbane. Motoja socrealiste “ krenohu me Kosoven “ lehte mund te interpretohet si: “ turperohu me ata qe do ta udheheqin Kosoven “. Varet krejt nga statusi i Kosoves!

Partia e re, nafaka e re ne rrethana te vjetra :

Subjekti i radhes i cili mund te befasoje shume eshte AKR e cila garon per here te pare andaj mund te fitoje shume vota sepse premton per here te pare. Oferta e pare, qofte edhe ne forme te mashtrimit eshte shume me terheqese dhe bindese se ofeta e ricikluar. Ne nivelin lokal, AKR mund te mos fitoje asnje kryetar komune mirepo perqindja e votave te pergjithshme mund te jete deri me 18 %. Nuk eshte subjekt i profilizuar politikisht por votat mund t’i fitoje nga kategorite e rezikuara sociale( pensionistet, te papunet etj. ) dhe ne saje te karizmes se liderit te saj Behxhet Pacollit. Perqindjen e votave ua rrisin edhe sulmet e paskrupullta qe i bejne konkurentet garues. AKR- e nuk duget te kete oferte politike por vetem duhet te ofroje prograne zhvillimore, nese done te fitoje me shume vota. Motoja garuese “ nje fillim i ri “ mund lehte te perfundoje si nje bojkot i vjeter dhe margjinalizim i ketij subjekti te ri garues.

AAK eshte subjekti i radhes garues i cili do ta kete problem ta kaloje pragun zgjedhor ne mungese te liderit te saj karizmatik, Ramush Haradinaj. Gabimi elementar i ketij subjekti eshte se strategjine zgjedhore e ka mbeshtetur ne autoritetin e kryetarit te saj pa ofruar nje program te mirefillt partiak qe do te ishte atraktiv per votuesit potencial. Mbeshtetja ekskluzivisht ne meritat e Ramush Haradinajt, ne kohen kur ky po ballafaqohet me Tribunalin e Hages dhe po ben perpjekje ta shpetoje veten e vet, nuk eshte reference e mire per AAK-ne. Kesaj partie i mungon “ gjaku i fresket “dhe ne loje jane kryesisht personalitete qe me veprimet e tyre ( aferat korruptive, injorancen ) e demtojne rende kete parti. Hartimi i listave zgjedhore nuk eshte bere ne baze te aftesive dhe shkathesive politike por si perpjekje per ta ruajtur monopolin e individeve te caktuar ne kontrollin e resurseve materiale, qofte buxhetore apo edhe te bizneseve ilegale. Ky subjekt nuk i ka kushtuar hapesire rinovimit te partise me kuadro te reja por eshte mbeshtetur kryesisht ne “krokodilet e vjeter “. Caktimin e Ramush Haradinajt si bartes te listes zgjedhore e kane bere per shkaqe manipulative dhe ne mungese te autoriteteve brenda partise e jo per shkak te respektit ndaj Ramushit. Ne planin strategjik kjo do t’i sjell shume dem AAK –se! Motoja e AAK –se, “ Me Ramushin  kryeminister “ vlen vetem ne rastin nese arrijne t’i ruajne postet ministrore individe te caktuar ndryshe as qe e çajne koken per Ramushin.

Partia reformiste “ ORA “ ka bere shperthimin me te madh duke angazhuar nje numer te madh anetaresh te kualifikuar dhe profesioniste ne politike. Edhe me pare, politikisht ka qene me e forta , tash eshte dukshem para te tjereve. Kjo eshte parti e cila meton te jete me orientim perendimor andaj ka bere nje distancim te qarte nga angazhimi kombetar duke u percaktuar per kosmopoliten. Ne radhet e saj ka kuadro nga te gjitha sistemet dhe nga te gjitha orientimet, nga nostalgjiket jugosllave deri te modernistet politike. Eshte subjekt qe ka aftesi te menaxhoje mire me situaten, e shfrytezon mire shansin qe i ofrohet duke shkelur edhe mbi parimet e ferplejit, vetem per te mbetur ne loje. Nga nderkombetaret llogaritet si subjekt ideal per implementimin e projekteve te saj ( lideri i saj eshte pergjegjes per te gjitha pjeset me te ndjeshme si, trashegimia kulturore, njesite eksterritoriale, çeshtja e pakicave etj. ). Mentaliteti , infrastruktura dhe menyra e veprimit eshte e afert me nje OJQ te strukturuar mire nga edhe rrjedh sharmi dhe stili i ketij subjekti. Nese e kalon pragun zgjedhor prej 5%, do te jete ne kali, siç thote populli. Motoja e fushates “ Behu zot shtepie “ do te kishte kuptim vetem nese kemi shtepi, Kosova nuk ka ende shtepi, banon me qera ne token e saj. Me shume vota do te fitonte nese ne foto Vetoni do te ishte me Ulpiana Lamen se me Bushin. Fotografia me Bushin eshte antivlere dhe pa shije! Kurre nuk do te besoja se Vetoni do ta bente kete! Ne nje foto se bashku, nje demokrat i deklaruar si i tille ( Vetoni ) me nje antidemocrat, sipas vleresimit tim ( Bushi ).

LDD e ka shume veshtire ta kaloje pragun zgjedhor shkaku se eshte subjekt qe bojkotohet nga nderkombetaret e ne veçanti nga amerikanet per te cilet nuk do te ishte partner i deshirueshem. Nuk ka njerez te rinj, nuk ka politikane qe jane te qendrueshem dhe qe u bejne balle stuhive. Thjesht, nuk kane kondicion te mjaftueshem dhe gjysmekarizma e Dacit nuk mjafton qe ky subjekt te rreshtohet shume lart. Aq me pare qe as vet Daci nuk ka vendosmeri te shkoje deri ne fund.

Autokrati Stiven Shuk i kushtezon shqiptaret, ose te votohet si te them une ose nuk ka zgjedhje :

Serbet as qe do te dalin ne zgjedhje edhepse Imperatori i se Keqes ne Kosove ( Shuk ) ua beri te mundur te votojne edhe nga dhomat e tyre te gjumit duke u shprazur nga interneti nderkaq personat me kerkesa te veçanta po perballen me probleme te theksuara. Serbeve, ne komunat ku jane shumice, mandati do t’u vazhdohet automatikisht dhe shqiptaret aty as qe do te kene mundesi te marrin ere!  Margjina e gabimeve te lejuara ne keto parashikime esht +, –( 3%.)

Tash mbi koalicionet e mundshme. Se si po zhvillohen ngjarjet per procesin e statusit te Kosoves koalicioni me i mundshem dhe me i natyrshem do te ishte ai LDK, PDK dhe ORA. Ne kete menyre do te perjashtoheshin nga qeverisja partneret e padeshiruar AKR dhe LDD ( qe eshte deshire e shume nderkombetareve dhe shume subjekteve vendore ) e njekohesisht do te ruhej vazhdimesia e Ekipit te Unitetit, LDK do t’i kishte presidentin, kryetarin e Parlamentit nderkaq PDK do ta kishte kryeministrin. Ky koalicion do te siguronte edhe bazen per qeverisje te gjere meqe i ka thithur subjektet politike te vogla dhe Vetoni do t’i inkuadronte ne te edhe minoritetet. Per mua, çdo koalicion tjeter do te ishte i pakuptimte. Koalicionet do te jene te imponuara nga zyrat e huaja dhe qendra per numrimin e votave. Ky koalicion do te reflektonte degjueshmeri te skajshme ndaj faktorit nderkombetar per statusin e Kosoves. Ky koalicion do ta nenshkruaj çdo marreveshje qe i ofrohet nga “ miqte” nderkombetare per statusin e Kosoves. Koalicionet e pista do te behen sidomos gjate balotazhit.

Keto zgjedhje do te monitorohen nga koalicioni i OJQ –ve, “ Demokracia ne Veprim “ e formuar ne menyre shume jodemokratike nga USAID –i. Perbehet nga KIPRED per te cilin nuk dyshoj se nuk do ta kryej punen ne menyre profesionale dhe nja 10 OJQ te mbledhura shpejt e shpejt, prej te cilave disa e kane vetem nga 1 ( anetare ). Ky koalicion eshte formuar sipas parimit te Pakos se Ahtisarit dhe nuk ka per detyre t’i monitoroje zgjedhjet por ta beje te kunderten. Mua me brengose pranimi i disa miqeve te mi ne KIPRED qe jane pajtuar t’i nenshtrohen shantazhimit te USAID –it qe te eliminohet KMDLNJ nga monitorimi ne kundervlere te fitimit te projektit per ta. Nuk mund ta kualifikoj ndryshe perveç se nje mercenarizem qytetar dhe bashkepjesemarrje ne nje veprim shume te pandergjegjshem dhe te ulet. Po per kete nje here tjeter do ta shkruaj nje punim te veçante.

Fluturimi i korbave ne folene e qyqes :

E mjere eshte ajo politike qe merr aq shume anetare te shoqerise civile dhe, edhe me e mjere eshte ajo shoqeri civile qe futet ne politike ne kete menyre. Kerkoj falje nga disa individe qe aksidentalisht jene bere pjese e politikes dhe jo te joshur nga interesi.

Sondazhet e deritashme me shume jane bere me porosi dhe me qellim te caktuar, favorizimi i subjekteve te caktuara politike dhe diskriminimi i te tjereve. Me shume kane efekt psikologjik.

Nese prognoza ime dele e perafert me analizen e bere, atehere jam shume pesimist per te ardhmen e Kosoves. Kosova do te vazhdoje te administrohet nga nderkombetaret e papergjegjshem dhe nga kriminelet e vendit tash te pajisur me poste politike. Une per veten time nuk e kam asnje dileme nese duhet te dale ne zgjedhje apo jo?! Vota ime nuk ze vend aty ku mbahen ne burgje dhe arreste shtepiake ata qe mendojne ndryshe dhe qe jane kunder njemendesise, aty ku protestuesit paqesore ekzekutohen ne pike te dites nga forcat e territ, politik dhe militare dhe mbeten te pandeshkuar.! Dhe te perkrahur nga ata qe sot e kerkojne voten time!Vota ime nuk eshte per krimin sepse jam kunder krimit. Prandaj nuk do te votoj! Sepse keto zgjedhje jane te manipuluara dhe kurdisura per ta ikur vemendjen nga çeshtja e statusit dhe per asgje tjeter. Keto zgjedhje jane riciklim i deshtimit nga e kaluara me nje subjekt te vetem te ri garues, AKR –ne i cili nuk do te kete mundesi ta beje riparimin e demeve te medha politike  qe i kane bere subjektet qe tani kerkojne voten time dhe tuajen. Votimi nuk ndryshon asgje vetem sa e perligje kete gjendje. Mosdalja ime per te votuar eshte reagim qytetar , e vetmja mundesi imja per ta kontestuar kete gjendje dhe keta individe qe e kane katandisur Kosoven ne kete gjendje te tmerrshme. Eshte e drejte njerezore dhe demokratike si edhe detyrim qytetar te votosh por ndergjegja ime, ne keto rrethana me detyron qe te veproj ndryshe, mos te votoj. Edhe mosvotimi eshte e drejte imja. Andaj do ta shfrytezoj!


Blog EntryOct 24, '07 10:30 AM
for everyone

                                                    shkruan  Albin KURTI      

(Pa)varësia që (nuk) negociohet     

Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Kështu vazhdojnë të (na) thonë negociatorët kosovar. Sepse, ata vazhdojnë të negociojnë. Më së shpeshti këtë e thonë në aeroportin e Prishtinës. Atëherë kur fluturojnë që të negociojnë ose kur aterojnë pas negocimit. Negocimit me Serbinë, natyrisht. Jo me bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësinë ndërkombëtare e kanë në shtëpi. Atje ku ajo i sundon, sigurisht. Sa më gjatë që negociojnë aq më shpesh thonë se si nuk po negociojnë. Ata po e dinë që ne po e dimë. Ose, së paku, që do të duhej ta dinim tashmë. Fjalët e tyre janë e kundërta e veprave të tyre. Fjalët e tyre rriten sikurse veprat e tyre. Veçse në anën e kundërt. Ato janë e kundërta e realitetit. Dhe, tentativë për perceptim të kundërt tonin. Meqë interpretim të kundërt të tyre. Ndoshta po negociojnë për çështje teknike?! Oh, jo, kjo nuk pi ujë më. Askund dhe për askë. Ne e dimë që edhe ata po e dinë. Transporti, dokumentet, energjia, të pagjeturit. Jo vetëm që këto nuk janë çështje teknike. As që bëheshin negociata për këto gjëra. Atëbotë përgatiteshin negociatat. Që do të pasojnë e që pasuan. Krijohej ambienti për to. Çdo gjë po bëhej e negociueshme. Fshihej historia (edhe ashtu e suspenduar). Harrohej drejtësia (edhe ashtu e mohuar). Decentralizmi, trashëgimia kulturore, ekonomia, forcat e sigurisë. Po. Për këto u negociua. Nëse nuk e kemi parasysh rezultatin! Sepse, më parë mund të thuhet që u modifikua 'lehtas' plani i Serbisë. Ajo i kërkonte 21 zona të veçanta rreth manastireve ortodokse. I fitoi 45 sosh. I kërkonte 19 komuna serbe. I mori 11 të tilla. Ama, vetëm deri më tani këto. Decentralizimi është proces i vazhdueshëm. 5000 banorë me 75% minoritarë sajojnë menjëherë komuna të reja. Nuk pati asnjë fjalë për dëmet e luftës. Në vend të kësaj tash kemi borxhet. Jo borxhet e Serbisë ndaj Kosovës. Borxhet e Kosovës ndaj Serbisë. Kurse TMK-ja do të shpërbëhet. Jo, në fakt, do të shuhet. E patën korrigjuar këtë mandej (sic.). Mirëpo (do të thoshin ata). Parashihet njëfarë FSK-je. Edhe një kinse ushtri tjetër. Si bar qetësues për të pakënaqurit. Me 2.500 pjesëtarë të armatosur lehtë. Sërish më e dobët se policia. Se çfarëdo policie. Në fund, megjithatë u patën ekzaltuar politikanët 'tonë'. Rekomandimi shtesë i Ahtisaarit fliste për 'pavarësi të mbikëqyrur'. Një letër kjo e cila i ngjante aq shumë atij referendumit pas tri vjetëve. Të premtuar para më shumë se tetë vjetëve (nga Albright në Rambouillet). Si e dëgjuan fjalën pavarësi nuk dëgjuan më. E neve na shurdhuan. Aq u bënte që 'pavarësia e mbikëqyrur' është pavarësi e mbikëqyrësit. Pavarësi e misionit të BE-së që zëvendëson e trashëgon UNMIK-un. Madje kjo në variantin më të mirë të mundshëm. Në variantin teorik. Realisht, nga pavarësia e mbikëqyrësit duket se do ta kemi vetëm mbikëqyrësin. Pa pavarësi. Po, pra, mbikëqyrës mbi ne pa pavarësi për ne. Pavarësia e mbikëqyrur u bë mbikëqyrje pa pavarësi. Zaten, na u bë ajo që kishte qenë. Asgjë(ja e re). Përkundër krejt kësaj negociatorët kosovar kanë të drejtë. Pavarësia e Kosovës njëmend është e panegociueshme. Ajo as që është në tavolinën e negociatave ku ndodhen ata. Ajo as që ishte aty ndonjëherë. Po e negociojnë veçse (kon)federatën e ardhshme (asimetrike) me Serbinë. Po e negociojnë autonominë nën Serbi. Përshtatjen në robëri të re, nënshtrimin e ardhshëm. Fundja, Kosova me Serbinë veçse nën Serbi përfundon. Këta politikanë nuk duhet ndjekur. Rruga e tyre është tatëpjetë e faqes së humnerës. Le të rrokullisen atje pa neve.


Blog EntryOct 19, '07 5:35 PM
for everyone

 

                       shkruan   Behxhet Sh. SHALA    

                                      

 

A ËSHTË TRADHËTIA TRADITË E SHQIPTARËVE     

 

“Azem Bejta, Azem Galica, ta pa sherrin krejt Drenica“!

Historia e shqiptarëve është tregim në vete, shumë e pasur me vuajtje dhe shumë e varfër me dokumentimin e këtyre vuajtjeve, madje ka periudha që ka mbetur krejtësisht e pandriçuar dhe e cila mbështetet kryesisht në tregime popullore, të trashëguara brez pas brezi, folklor informativ shpeshherë i shndërruar në “realitet” dezinformativ! Në mungesë të fakteve relevante kemi raste kur vlerësimi për personalitete të rëndësishme të popullit shqiptar, qoftë në kontekstin pozitiv apo negativ është bërë në bazë të vendimeve të konjukturave politike në pushtet.

Vlerësimi shumë herë është mbështetur edhe në të dhënat që janë plasuar nga shërbimet informative të huaja përfshirë këtu edhe vendeve me disponim dhe veprim armiqësor ndaj shqiptarëve dhe çdo gjëje shqiptare. Kështu, jo pa qëllim, shumë herë tradhëtarët janë paraqitur si personalitete të shquara kombëtare ndërsa patriotët e vërtetë janë stigmatizuar si tradhëtarë, me një fjalë, antivlerat janë shitur si vlera dhe anasjelltas. Për diskreditimin dhe eliminimin e atyre që kanë qenë pengesë e arritjes së qëllimeve personale dhe mbetjes në pushtet janë përdorur metodat me të ulëta!

Lexuesi i vëmendshëm nuk e ka vështirë të kujtojë se në kohën kur atdhetari i shquar nga Drenica, Azem Bejta i luftonte xhandarët serbë, nga vet “rapsodët“ shqiptarë këndohej: “ Azem Bejta, Azem Galica, ta pa sherrin krejt Drenica“. Prapavija e të këtij të kënduari ishte shumë e qartë, diskreditimin e tij në sy të popullit si keqbërës dhe shkaktar i vuajtjeve të popullit, si pretekst, ndërsa eliminimi i tij fizik, si kontekst! Edhe në Llap, më kujtohet mirë, një kategori i pleqëve të ”ditur” dhe që kishin ndikim te popullata e paarsimuar dhe e painformuar, Isa Boletinin e patën shpallur argatë të kralit serb dhe tradhëtar të interesave kombëtare! Edhe kur i madhi Adem Jashari kryente aksione nëpër Kosovë ashtu siç ishte, me flokë të gjata dhe mjekërr karakteristike, qarkullonin lajmet se “ një çetnik po sillet nëpër Drenicë dhe Dukagjin, me motor”. A nuk ishte edhe më eklatant rasti i përpjekjes për mistifikim i UÇK – së, pikërisht nga ata që, gjoja punonin për pavarësinë e Kosovës?! U shpallën dorë e zgjatur e UDB – së!

Fati i atdhetarëve të vërtetë shqiptarë! Të vrarë dhe të sharë!

Të ekzekutuar dhe të poshtëruar!

Po ç’fat patën ata që tërë jetën e tyre u përpoqën për lirinë e shqiptarëve kudo që jetonin, në Shqipëri, Kosovë dhe trojet e aneksuara nga Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia?

U vranë thuaja të gjithë.

Nga kush?

Kryesisht vrasësit ishin shqiptarë, thuhet dorë e zgjatur e dikujt. Po pse nuk e drejtuan armën kah dora e zgjatur ? Sepse paraprakisht këta persona ishin shënjestruar nga ata që krijonin opinion dhe në këtë mënyrë e krijuan një alibi moral për vrasësit potencial! Duke e kriminalizuar aktivitetin e tyre dhe duke i përbaltur moralisht u krijua disponimi që vrasja e tyre të konsiderohej si një akt bëmirësie dhe patriotizmi!

Të fillojmë me emrat e “ tradhëtarëve” të kombit që u vranë nga “ patriotët“:

- Hasan Prishtina u vra nga Ibrahim Çelo, shqiptar,

- Avni Rrustemi u vra nga Isuf Reçi, shqiptar,

- Luigj Gurakuqi u vra nga Balto Stambolla, shqiptar,

- Haxhi Zeka u vra nga Adem Zajmi, shqiptar,

- Bajram Curri bëri vetvrasje shkaku së ndryshe do ta vriste Kadri Mehmeti, shqiptar.

- Po mos ta kishin vrarë Isa Boletinin malazezët, me gjasë do ta vrisnin shqiptarët.

Ky ishte pra fati i atdhetarëve të vërtetë shqiptarë! Të vrarë dhe të sharë! Të ekzekutuar dhe të poshtëruar!

Ukshin Hoti, Adem Demaçi dhe Albin Kurti të sharë më së shumti nga shqiptarët (!!!)

Në historinë më të re të Kosovës ishin tre personalitete që u shanë më së shumti por nuk u vranë ende nga shqiptarët.

Ishte:

- Ukshin Hoti, i sharë nga shqiptarët dhe i vrarë nga serbët.

Janë ende të gjallë por vazhdimisht të sharë:

- Adem Demaçi dhe

- Albin Kurti

Interesant, Adem Demaçi dhe Albin Kurti më shumë janë sharë nga shqiptarët se nga serbët andaj edhe ndaj tyre është drejtuar shtiza e dyshimit nga matrapazët folklorik dhe bastardët politik!

Adem Demaçi, vëlla i serbëve, bëri 28 vjet burg për çlirimin e shqiptarëve dhe lirinë e serbëve. Unë them, nuk kishte për kënd ndërsa ai thotë se do ta bënte përsëri të njejtën punë! Ashiqare, njëri prej nesh nuk është normal, unë veten e konsideroj normal! Baca thotë se nuk është normal se po të ishte normal nuk do ta bënte atë që e ka bërë, të rebelohej kundër një perandorie jugosllave, duke kërkuar shkatërrimin e saj. Dhe e priti. Baca nuk ishte normal sepse nuk e kishte ndjenjën e hakmarrjes ndaj askujt, ua fali edhe atyre që nuk merituan falje ! Ata që e shpallën armik gjatë vuajtjes së denimit, më vonë i angazhojë për këshilltarë sepse e vlerësonte se dija e tyre do t’i hynte në punë Kosovës. Veton Surroi e pushkatoi publikisht duke e cilësuar se është armik i krejt botës meqë e kundërshtonte Rambujenë.

Emisarët e partive të ndryshme politike që sot janë në pozita ministrore dhe të tjera, bënin fushatë nëpër oda të fshatrave kundër Adem Demaçit, sepse po e rikthyeka Sërbinë në Kosovë. Partitë politike mbanin mbledhje të jashtëzakonshme kundër propozimit të Bacës për projektin Ballkania ndërkaq tani e kannë ulur bishtin ! Të njejtit individë gëlltisin çdo gjë që iu ofrohet, për të qëndruar në grazhd.

- E akuzonin se po shkruan romane për lexuesit serbë sepse nuk di të shkruaj shqip.

- E akuzonin, Gelbart dhe kompania shqiptare se po e mbron terrorizmin ngase nuk pranonte të cilësohej UÇK-ja si organizatë terroriste, kur edhe vet establishmenti i atëhershëm politik ishte deklaruar në favor të kualifikimit të zotit Gelbart dhe zotit Milosheviq.

- E akuzonin se asnjëherë nuk ka qenë përfaqesues politik i UÇK – së por se në Prishtinë ( kur askush nuk kishte guxim ta merrte në gojë emrin e UÇK –së e lëre më ta përfaqësonte zyren mu në gojën e ujkut, policisë serbe ) ka tredhur miza!

- E akuzonin se në kohën kur, ata, “patriotët” e devotshëm iknin nga Kosova, të rruar dhe të kruar dhe asnjëherë të ndjer si të turpëruar e lëre më të penduar, ai po shetiste rrugëve të Prishtinës i përcjellur nga ndonjë qen apo polic serb! Thonin se ai qenka tradhëtar ngase, ndryshe do të vritej nga policia serbe. Këtë e pohonin edhe ata që, duke u veshur me rroba të grave, bënin çmos ta shpëtonin, jo fytyrën, por prapanicën e tyre me të vetmin qëllim t’i shërbenin Kosovës siç janë edhe duke i shërbyer sot! Në mungesë të fytyrës po punojnë me prapanicë! Në këtë mënyrë i turpëronin gratë që në të shumtën e rasteve janë treguar më burra se ata!

- E akuzonin se asnjë proces apo projekt nuk e përmbylli dhe , kush, ata që çdo proces politik dhe kombëtar e ngulfatën, abortuan në fazën embrionale të saj dhe tani po realizojnë projekte që esencialisht e dëmtojnë të tashmen e Kosovës ngase ardhmëria as që iu intereson, ardhmëria e Kosovës për ta ka kuptim vetëm nëse identifikohet me realizimin e interesave të tyre personale.

- E akuzojnë ata të luftës, të cilëve Baca qysh në gusht të vitit 1999 u pati thënë se do të vijë një kohë kur ata do t’iu kenë lakmi atyre që janë vrarë gjatë luftës si:

Adem Jashari,

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci,

Remzi Ademaj e shumë heronj të tjerë!

Ngase, luftën e shfrytëzuan për plaçkitje, grabitje, u distancuan nga ajo! E keni parë si kanë përfunduar disa prej tyre, më me dinjitet dhe vendosmëri e kanë mbrojtur veprën e tyre hajnat e pulave se ata që e kanë bërë luftën! Adem Demaçi ky “ qeni i keq ta bjenë ujkun në torishte “ (!!!)

Në këtë kontekst po ua tregoj një rast që më ka ndodhur para disa ditëve e që më bind se serbët nuk e kane vrarë Adem Demaçin por pikërisht janë shqiptarët ata që janë munduar ta vrasin shumë herë. Me këtë nuk nënkuptoj vetëm vrasjen fizike por atë shpirtërore, morale, kombëtare dhe njerëzore që është shumë më e rëndë se ajo fizike! Këtë e kanë bërë shqiptarët dhe po e bëjnë vazhdimisht. Pra, personazhi që më shtyri ta shkruaj këtë shkrim quhet Kadri Deva, 78 vjeçar, nga Mitrovica, anëtar i NDSH – së dhe i dënuar politikisht në vitet e 56 – ta.

Unë e pranoj botërisht se kam një respekt të veçant për anëtarët e NDSH – së të cilët, konsideroj se kanë qenë patriotë të vërtetë dhe të dëshmuar në përpjekjet dhe luftën për lirinë e shqiptarëve. Në bisedë e sipër më tha se: “ qeni i keq ta bjenë ujkun në torishte “ dhe meqë nuk dija në kend aludonte kërkova të më tregonte për kënd e ka fjalën. Shumë gjakftohtë me tha se qeni i keq na qenka Adem Demaçi. Insistova ta dijë se pse na qenka qen i keq ndërkaq ai zotëriu m’u përgjigj se gjatë çdo arrestimi të “ qenit të keq “, me vete i ka marrë nga 350 të tjerë dhe, herën e fundit kur është arrestuar i paska marre me vete 560 shqiptarë. Në pohimin tim se ai që i merr me vete ( i fut në burg ) mbi 1200 shqiptarë, nuk ka arsye të qëndrojë mbi 28 vjet në burg porse më e nevojshme dhe e levërdishme për Serbinë është të qëndrojë në liri dhe t’i mbushë burgjet me shqiptarë të tjerë, përgjigja e tij ishte se ai më mirë e ka pasur në burg se në shtëpi dhe se gjatë vujtjes së burgut të BACËS ( shprehja e imja ) atë e ka vizituar personalisht Aleksandër Rankoviqi!

Më në fund u detyrova t’i them se me BACËN kam pasur nderin të jem në burgun e Stara Gradishkës dhe se jam dëshmitar se kushtet në të cilat e ka vuajtur dënimin Adem Demaçi kanë qenë nënçmuese edhe për një qen e jo për një njeri, Kadri Deva u step duke e komentuar me fjalet “ ti qenke përkrahës i Adem Demaçit “ dhe duke bërë përpjekje të më bind se “ kur të hapen letrat, të gjithë do të binden se Adem Demaçi do të jetë tradhëtari më i madh i popullit shqiptar dhe se për këtë arsye nuk i flet atij “. U solla në mënyren më të njerëzishme me te dhe e përcolla gjithashtu në mënyrën më të njerëzishme! Lente përshtypjen se është normal dhe inteligjent.

Lexues të nderuar,

këtë nuk e bëra me qëllim të diskreditimit të Kadri Devës, i cili ishte rast i humbur dhe i huqur por për ta përshkruar fatin e atyre që kanë dhënë diçka për këtë vend, kanë bërë një sakrificë, kanë qëndruar dhe qëndrojnë vertikalisht, hecin siç ka thënë zoti, me një fjalë, desha ta ndërlidhë fatin e tij dhe trajtimin që i bëhet nga shqiptarët sot, me fatin e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Haxhi Zekës, Azem Bejtës, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit dhe trajtimin që u është bërë nga Ibrahim Çelo, Balto Stambolla, Isuf Reçi, Adem Zajmi, xhandarmëria serbe si dhe policia, ushtria dhe paramilitarët serbë!

Këta që i kanë sulmuar dhe i sulmojnë këto vlera të vërteta dhe të dëshmuara të popullit shqiptarë, i kanë zgjatur jetën pushtuesve dhe, këtë e bëjnë edhe sot! Andaj, lëreni të qetë Adem Demaçin – BACËN o ju “ shokë “ të burgut, luftës dhe paqes që e tradhëtuat dhe e degëdiset në fund të botës shqiptare, ju që angazhimin e tij titanik e vlerësuat me një pension prej 40 eurosh në kohën kur, si “ përfaqesues” të popullit, nuk e latë asnjë të zeze pa berë, vodhët çdo gjë që mund të vidhet, mbytët çdo shpresë dhe çdo ëndërr, shkelet mbi gjakun e Adem Jasharit dhe shumë heronjve të tjerë të luftës së UÇK –së, në emër të realizimit të pavarësisë së Kosovës , të cilën e abuzuat në menyrën më të paskrupullt. Nëse edhe tani, kur është larguar, ju pengon në realizimin e qëllimeve tuaja, gjejeni një Balto, Lloq, Berllok, Mbeturinë dhe rehatojeni Adem Demaçin edhe fizikisht, të tjerat ia keni bërë, të gjitha! Përcaktohuni për traditën: a më mirë të jesh tradhëtar apo të lehësh si zagar!

Albin Kurti “armik i ardhmërisë së Kosovës” dhe “përgjegjës për vrasjen e protestuesve paqësorë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj” !!!!

Dhe, personazhi i tretë i këtij shkrimi është Albin Kurti, i cilësuar nga Tina Kajdanova si armik i ardhmërisë së Kosovës. Të njejtin cilësim e ka nga Grupi i Kontaktit si edhe nga sekretari gjeneral i OKB –se , z. Ban Ki Mun (pra, nga te gjitha autoritetet planetare dhe vendimmarrëse ), ngase i kundërshton proceset politike, kërkon realizimin e të së drejtës për vetëvendosje, përmes referendumit, për popullin e Kosovës, e drejtë kjo e garantuar edhe nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e OKB –së, në krye të së cilës është z. Mun, që me raportin e tij të fundit ia zgjatë arrestin shtëpiak Albin Kurtit!

Edhe Ekipi i Unitetit, që aq shumë po angazhohet për realizimin e së drejtës për vetëvendosje, Albin Kurtin e bëri përgjegjës për vrasjen e protestuesve paqësorë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Në bazë të kërkesës së Ekipit të Unitetit , Albini u arrestua dhe tani po mbahet në arrest shtëpiak. Ekipi i Unitetit, UNMIK-u dhe ndërkombetarët që kanë ardhur të na mësojnë për demokracinë, në Kosovë po e zbatojnë receten e juntës ushtarake të Birmanisë se si të trajtohen kundërshtarët politikë! Albini po mbahet në arrest, për turp timin dhe të gjithë neve që këtë turp po ua lemë në trashëgimi edhe fëmijëve tanë!

Gëzuar!

 


Blog EntryOct 10, '07 11:39 PM
for everyone

                                                  shkruan   Behxhet Sh. SHALA

 

FALEMINDERIT PDK, QE PO NA NDIHMON

 

Nga këndvështrimi i “shoqërisë civile”, të mbetur jetim

Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Hashim Thaçi janë në ofensivë të plotë për ta përforcuar partinë me kuadro profesionalisht të pregatitura në mënyrë që, më në fund, t’i fitojë zgjedhjet e 17 nëntorit 2007. Në këtë kontekst, në radhët e saj kanë aderuar ish politikanë (të të gjitha proveniencave, ish komandantë të zonave, nënzonave dhe shtabeve lokale të ish- UÇK–së, gazetarë, profesorë me emër dhe mbiemër, ekspert vendorë dhe ndërkombëtarë, sportist të ndryshëm dhe pjestarë të “shoqërisë civile”). Pra, është përfshirë i gjithë spektri i një shoqërie normale që

në një shtet demokratik do të garantonte një qeverisje të mirë dhe mirëqenie për qytetarët e saj. Thashë, jo rastësisht, në një vend normal dhe shtet. Fatkeqësisht, Kosova nuk është vend normal dhe as shtet, është në fazën e përpjekjes për shtetbërje, përpjekje këto që kanë filluar në baza të mbrapshta andaj dyshoj se fundi do të jetë i mbarë. Paralajmërimi i organizimit të një Konference (nga z. Ishinger, mendoj se kjo është punë e kryer) e tipit të Dejtonit është një reminishencë e konferencave me pasoja tragjike për shqiptarët, duke filluar nga Konferenca e Londrës dhe mos t’i përmendi të tjerat! Pikërisht për këtë arsye organizohen zgjedhjet më 17 nëntor e jo pas 10 dhjetorit apo datës kur do t’i kallamitet një status për Kosovën. I imponuar gjithsesi nga bashkësia ndërkombëtare dhe i pranuar, padyshim nga Ekipi i Unitetit! Në këto rrethana, fitues i zgjedhjeve të 17 nëntorit do të bëhet humbësi më i madh dhe, edhe në rastin kur prolongohet zgjidhja e statusit të Kosovës (mund të ndodhë edhe kjo) përsëri fituesi i zgjedhjeve do të jetë humbësi më i madh. Vetëm në rastin kur Kosova do ta kishte statusin politik në përputhje me vullnetin e shumicës e që do të realizohej përmes referendumit, atëherë fituesi i zgjedhjeve do të ishte fitues i vërtetë i cili më nuk do të përballej me probleme të statusit por me probleme të natyrës ekonomike, sociale dhe zhvillimore. Tash, do të përpiqem ta bëjë një analizë të shkurtër të veprimeve të zotit Thaçi në rastin konkret por edhe të tjerëve që kanë bërë të njejtin veprim.

Me angazhimin e komandantëve, nënkomandantëve , zëdhënësve dhe komisarëve politikë nuk e besoj se do të fitojë shumë vota, madje mendoj se në aspektin strategjik ato vota nuk i duhen asgjë, vetëm sa do ta dëmtojnë. Kjo nuk vlen vetëm për PDK–në por edhe për subjektet e tjera garuese. E kam fjalën për një pjesë të establishmentit ushtarak, i cili pas luftës është ngulfatur në afera kriminale dhe është bërë pjesë e krimit të organizuar duke shantazhuar bizneset si edhe individë të caktuar. Pastaj, në shumë raste janë të paditur dhe injorancën e tyre e manifestojnë me një mosdurim dhe agresivitet ndaj kritikuesve të tyre duke mos i përjashtuar edhe kërcënimet fizike, deri në likuidim! Ky kuadro nuk i duhet askujt, asnjë subjekti politik apo jopolitik e më së paku Kosovës! Këta individë i duhen vetëm një Kosove, si shtet i sundimit të ligjit ku do të përgjigjeshin për “veprat“ e tyre. Sa më parë, aq më mirë sepse në këtë mënyrë do të rehabilitohej edhe lufta e UÇK–së të cilën, shumë e kanë nëpërkëmbur dhe materializuar në menyrën më të paskrupullt! Sinqerisht shpresoj se drejtësia do të merret me ta pasi që UNMIK–u, zyrat e huaja, OSBE (duke i lejuar të jenë në listat zgjedhore po e certifikon krimin) u sigurojnë imunitet, përmes lejimit në aktivitete duke mos përjashtuar as postet më të larta. Është e sigurt se këta do të bëhen pengues të demokratizimit të shoqërisë andaj do të eliminohen, herët a vonë, nga vet sponsorizuesit e deritashëm! Sinqerisht shpresoj se drejtësia do të merret edhe me hajnat institucionalë, numri i tyre nuk është i vogël. As ata nuk është dashur të jenë në listat zgjedhore. As me të parët, as me të dytët nuk do të kemi Parlament me duar të pastra. Sikur në vendet e transicionit, që si kusht të veçantë për proceset integruese në BE dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë kanë pasur pikërisht luftimin e krimit të organizuar gjë që e kanë bërë me shumë sukses. Parashteti krijon kriminelë, shteti i eliminon ata!

Rekrutimi i ish anëtarëve të LDK–së dhe subjekteve të tjera në këtë mënyrë mund ta ketë efektin e bumerangut! Në një mjedis me një elektorat të vetdijshëm dhe të emancipuar politikisht dhe kombëtarisht, padyshim se ky potez do t’i sillte shumë vota PDK–së. Në kontekstin aktual dhe real kur elektorati voton në bazë të inercioneve dhe inateve personale dhe partiake, nuk është shumë i levërdishëm ky veprim. Thjeshtë, ata që i janë bashkangjitur PDK–së nga LDK, nga anëtarësia dhe xhemati votues i LDK–së konsiderohen si renegate-tradhetarë andaj, për t’i kundershtuar, edhe ata që kanë pasur dilema nëse do të votojnë, do të votojnë për LDK–në. Ky është mentaliteti ballkanas ku bëjmë pjesë edhe ne shqiptarët, madje jemi ekzemplarë i këtij mentaliteti.

Angazhimi i ekspertëve, sidomos i të rinjve është veprim jashtëzakonisht i qëlluar dhe fitimprurës për çdo subjekt garues. PDK ka integruar një numër mjaft të madh dhe bukur atraktiv që, nëse kanalizohet si duhet dija e tyre mund të jenë të dobishëm për vet partinë e sidomos për Kosovën. Me kusht që edhe qëllimi i atij që i ka angazhuar por edhe këtyre që janë angazhuar të jetë i ndershëm dhe qëllimirë! Nëse ai që i ka angazhuar e ka bërë këtë për marketing politikantesk apo përfitim të çastit, dëmi do të jetë shumë i madh për të gjithë lojtarët dhe vet procesin! Nëse edhe të angazhuarit kanë hyrë për qëllime personale, shumë keq për ta, edhe në rastin e parë edhe në të dytin do të shndërroheshin në kondom ekspert, për një përdorim. Jam i sigurt se nuk është kështu dhe se qëllimi i tyre është që, përmes afirmimit personal, t’i ndihmojnë edhe Kosovës. Është edhe një variant rezervë që më së shumti do t’i ndihmonin Kosovës nëse nuk do të angazhoheshin fare (kjo vlen në rastin nëse establishmenti politik i cili i ka angazhuar nënshkruan ndonjë marrëveshje që do të ishte në kundërshtim me vullnetin e popullit aq më parë kur edhe ekspertet janë pjesë e popullit-truri i popullit). Nëse zoti Thaçi i ka angazhuar këta ekspertë, në vend të zahireve, t’i konservoj ata, atëherë asgjë prej kësaj pune! Nëse i ka angazhuar për t’u dhënë hapësirë vepruese duke i eliminuar injorantët dhe jokompetentët nga partia e tij dhe duke i zëvendësuar me ekspertë, atëherë partia e tij do t’i kthjellet, do të profilizohet dhe profesionalizohet. Nëse është ky qëllimi, do të jetë ky një infuzion efektiv dhe freskues. Dhe të gjithë do të jenë fitues, ata që kanë ardhur, PDK dhe sidomos ata që do të shkojnë!

U përmendën edhe do angazhime nga “shoqëria civile”. Në Kosovë nuk ka shoqëri civile, ajo është gangrenë e Kosovës që ka vjedhur pamëshirshëm, në emër të shoqërisë civile! Dhe pastaj, është aziluar në politikë ose është në pritje, që edhe ata që kanë mbetur, t’i bashkangjiten politikës, jo për të luftuar për idealet e shoqërisë qytetare por për të krijuar kushte për të vjedhur më shumë, kulaqi i politikës është shumëfish më i pasur dhe më i madh ndërkaq aty sigurohet edhe mbrojtja institucionale! Aq e nevojshme për aktivitet politik dhe kombëtar! Të them sinqerisht, në radhët e atyre që kaluan si ekspertë nga “shoqëria civile” në PDK-së, nuk pashë të atillë për të cilët shkrova më lart. Një këshillë e vogël për subjektet që vrapojnë dhe nguten t’i angazhojnë anëtarët e “shoqërisë civile “, të kenë kujdes sepse këta janë mashtrues të rryer, të sofistikuar dhe shumëherë ua kalojnë edhe vet shefave që i angazhojnë. Pra, nëse mendoni se angazhoni qengja, ka të ngjarë qe keni angazhuar peshkaqenë! Që, më vonë ju hanë edhe vet juve!

U perpoqa që shkurtimisht ta jap një vështrim nga pozita e një organizate që vërtet po përpiqet ta ruaj identitetin dhe pavarësinë e veprimit të saj, pavarësisht se për këtë po e paguan një çmim të caktuar deri në kërcënim për eliminim apo pamundësim të veprimtarisë. Këto kohëra do të kalojnë, pashmangshëm dhe të gjithë atyre që i kanë marrë anëtarët e “ shoqërisë civile” apo që do t’i marrin më vonë, sinqerisht u jemi mirënjohës dhe nga zemra i falënderojmë sepse po e bëjnë dekontaminimin dhe deratizimin e hapësirës ku vërtet duhet të zhvillohet një shoqëri e mirëfillët civile që deri më tani shumë i ka munguar Kosovës dhe proceseve demokratike. Vetëm atëherë nuk do të kemi të burgosur politikë në Kosovë dhe ekzekutime të pandëshkuara të protestuesve paqësorë. Atëherë, Albin Kurti do të jetojë i lirë në banesën e tij dhe jo siç ndodh tani, të jetoj në arrest shtëpiak në banesën e tij, me përkujdesje “ humanitare” nga SHPK, 24 orë, pa ndërprerje!

 

 

 


Blog EntryOct 8, '07 2:25 PM
for everyone

 

                                                          shkruan  Albion Topia

 

Duaje atdheun si Arigona Austrinë?

 

“Nuk dua ta shqetësoj askënd , por e kam seriozisht me kërcënimin për vetëvrasje.” Arigona Zogaj

Kisha shikuar diku para rreth 10 vitesh filmin L’Amerika të regjisorit Italian Gianni Amelio. Është një ndër filmat që më së shumti i kam mbajtur mend për të keq. Diçka që në artin e shtatë për mua atëbotë meritonte “Oskarin e turpit” dhe padyshim zinte vendin e parë për nga shëmtia. Thellë në kujtesë më është ngjizur fragmenti kur një “grumbull shqiptarësh mbi një rimorkio traktori apo kamioni kërcenin si majmunë pas një palë syzeve të një italiani”. Gianni Amelio për mua s’ishte kurrfarë kineasti, kurrfarë artisti, kurrfarë krijuesi! Ai, aq më shumë më dukej që nuk ishte njeri! E përfytyroja si një kriminel, shumë të ngjashëm me satrapin Millosheviq që kishte marrë për detyrë jo zhdukjen fizike të një kombi, por zhdukjen shpirtërore, përbaltjen dhe njollosjen e dinjitetit shqiptar… Ky pis prej autori i paraqiste shqiptarët jo vetëm si leckamanë e të zdralavtë por edhe të paidentitet, si një turmë, kope, grumbull pa histori, kulturë, pa asnjë vlerë, pa asnjë veçori të bukur, pa asnjë tipar të mirë…                                                                                             

Në korrik të këtij viti gazeta prestigjioze britanike The Sunday Times, në shtojcën e saj “The Sunday Times magazine” botoi reportazhin  “The land that time forgot”. Autori i këtij shkrimi ishte skocezi AA Gill. Sipas tij, nuk kishte asgjë pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Megjithëse shkrimi përmbante thekse humori, në thelb ishte shumë dashakeqës. Po rikujtoj disa nga konstatimet për shqiptarët, që nxjerrte ky "burrë me fustan".           

-Historia shqiptare është e mjerë dhe qesharake! Shqipëria është një vend tragjikomik! Emigracioni shqiptar merret me veprime kriminale!Shqipëria është qendër e seks-trafikut evropian, shesin ilegalisht armë! Shqiptarët janë të frikshëm, nuk janë të mprehtë, ata nuk dinë të fshehin kërcënimin apo të kontrollojnë agresivitetin! Të gjitha veturat në Shqipëri janë të vjedhura! Të rinjtë shqiptarë vishen më së keqi në botën perëndimore! Meshkujt shqiptarë janë të shkurtër dhe kanë fytyrë qelbësi me këmbë të shtrembëra sikur kuajt e vegjël të Shetland-it! Industria e vetme në Shqipëri është pastrimi i parave! Kanunin e Lekë Dukagjinit e quan doracak vrasësi dhe kjo është një nga “arsyet” se, pse shqiptarët janë aq të mirë në krim të organizuar!!! Vajzat shqiptare duken dhe sillen sikur të jenë kurva të gangsterëve! Edhepse konstatonte se megjithëse kishte dëgjuar për Nënë Terezën dhe ajo ishte shqiptarja e vetme e njohur në botë, nuk hezitonte që aty për aty ta njolloste me pohimin se përkushtimi i saj i vetëm ishte “që t’u ndihmoj njerëzve për të vdekur”.

Raste të tilla të ngjashme kur sulmohet kombi ynë dhe nuk kursehet asgjë qoftë nga historia, kultura, tradita, gjuha, pamja fizike e tij, etj. mund të ketë akoma! Nuk do të merrem me to por do t’i kthehem një momenti tjetër i cili nuk më ka shokuar hiç më pak se filmi i Amelios, apo artikulli i Gillit! Është fjala për një video material nga i cili kam shkëputur deklaratën që gjendet në fillim të këtij teksti. Arigona Zogaj kërcënohet me vetëvrasje! Vajza 15 vjeqare është “arratisur” nga familja e saj e cila duhej të kthehej në Kosovë, sepse i është refuzuar kërkesa për strehim në Austri. Ka diçka demoniake në atë video! Jo vetëm për faktin që në atë mënyrë përcjell porositë Bin Ladeni, Mulla Omari, apo edhe ndonjë kidnapues, kriminel, psikopat pedofil etj. por edhe për “përshtypjen” që domosdo krijohet se Kosova s’është gjë tjetër pos një ferr i gjallë. Nëse dikush është në gjendje të vetëvritet vetëm e vetëm të mos kthehet në vendin e vet, si mund të jetë i mirë ai vend!? Çfarë mesazhi marrin të huajt për Kosovën kur dikush që ka lindur e jetuar aty tani e urrenë atë më shumë se vdekjen? Mesazh të shëmtuar pa asnjë dyshim. Tipat si Amelio e Gill do të thonë se kishin të drejtë. Ata në fakt edhe mund të kenë hasur dikend si ti Arigonë? Apo, pse jo edhe dikend si babai yt, i cili pa fije turpi përmes ekranit flet një shqipe të bastardhuar me sllavizma dhe kërkon drejtësi nga një vend i huaj, duke e bërë lehtë të qartë se të ka keqpërdorur duke bërë skenarin dhe regjinë e kësaj që neve dhe botës i “plasohet si dramë”. Turp. Po nejse. Mund të keni gjetur frymëzim nga fenomene të çoroditura që po ndodhin kudo nëpër Evropë e që për protagoinistë kanë shqiptarët. Loja me identitet, deklarimi si hashkalinj e magjup, martesat brenda familjes, konvertimet e rrejshme në të krishterë, e gjithfarë marifetllëqesh të tjera!? Mund të thuash, kur ikin deputetët çfarë u mbetet fukarenjve? Dinjiteti. Yti, familjes, popullit tënd. Ti e ke vënë në pikëpyetje. E ke nëpërkëmbur. Për një lejeqëndrim! Nuk e kupton që tani e tutje do të jesh një krijesë pa asgjë. Bota kurrë nuk do të të pranoj si të vetën e atdheun tënd e ke mohuar! Ti dhe familja yte tani jo vetëm që jeni fukarenj, por jeni fukarenj pa di njitet. Andaj të huajt ndoshta edhe na shohin si monstrumë, hajdutë, gënjeshtarë, trafikantë, bërllok… Nuk është e çuditshme që kemi filma si L’America dhe artikuj për “Vendin e harruar nga koha”. Ne në realitet ua japim brumin, edhe përmes rasteve si ky i Arigonës. Në këtë kontekst qenka gabim t’i fajsojmë të huajt, sepse faji mund të jetë pikërisht në ne. Aspak nuk do të çuditem nëse filmi i papërfunduar i Boratit do ta mbaj titullin “Duaje atdhenë si Arigona Austrinë”! Po, ironizim më përbuzës vështirë se mund të gjej.                                                                                                       


Blog EntryOct 7, '07 1:43 PM
for everyone

                                                         shkruan  Albion Topia

 

Koha kalon kot, shqiptarët edhe pas 10 vitesh do të jenë si sot!

 

Dalaj Lama mysliman

Sa herë secili prej nesh ka menduar sa mirë do të ishte sikur të dinim ta parashikonim të ardhmen. Ta dinim çfarë do të ndodh ditën e nesërme, muajin tjetër, vitin që vjen…

A do t’na “ndodh” dashuria? A do të fitojmë në loto? Çfarë shëndeti do të kemi? Sa gjatë do të jetojmë? Në ç’mënyrë ta zgjidhim ndonjë situatë, kështu-ashtu apo si do të ishte më mirë!? Sa herë e kemi lodhur kokën, sa herë e kemi vrarë mendjen, sa herë jemi zhytyr në këto çështje e dilema?

Astrologjia, numerologjia, ezoteria, kabala, mistika, parapsikologjia… janë vetëm disa nga mësimet apo “shkencat” që kemi “konsultuar” ne kërkim të shkathtësisë për ta “arritur një shkallë në njohjen e së panjohurës”.

Varësisht nga njeriu dhe karakteri i tij, dikush ka hequr dorë shpejt, dikush ka ecur më tutje për t’u zbrapsur pastaj e dikush si unë, ka mbetur peng i kërkimeve të kësaj natyre, dhe vazhdon akoma të merret me “parashikime”.

Se kam talent për këtë “zeje” e kam kuptuar para disa vitesh kur po bëja një dokumentar me një mistik-fallxhor-mjek popullor, apo ndoshta më mirë ta quaj mashtrues ordiner i cili me disa tespiha të gjatë rreth 2 metra, shiringa të ndryshkura, këmbë bretkocash në teglla, qirinj lara-lara, ujëra pusi (gënjente se janë Zem-Zem) e gjithfarë rekuizitash si nga filmat horror po “shëronte” xhepat e një grumbulli pacientësh të cilët me durim po pritnin në rreshtin e gjatë, para ordinacës-shpellë…

Pasi dy vajza jo aq të reja që kërkonin “nafakën” na lejuan të prezentonim në seancë dhe pas sugjerimeve të Nostradamusit lokal se do të martoheshin shpejt dhe me njerëz pasanikë, nuk u durova dot pa ndërhyrë! Në pyetjen e njërës prej tyre a mundet së paku t’ua thotë inicialet e burrave të ardhshëm dhe në kundërshtimin e “hajdutit prej fallxhori” u thashë.

- Unë ua tregoj.

Bjondes i thashë që inicialet e bashkëshkortit të saj të ardhshëm janë B.G. ndërsa zeshkanes ia tregova edhe emrin e plotë-Dalaj Lama. Derisa bjondina nuk pyeti më shumë, zeshkanja u tregua më kurreshtare dhe nuk u durua dot, e vazhdoi;

-A është athua mysliman?

-Po, po ndërhyri fallxhori. A nuk e kupton nga emri dhe mbiemri!!!?

Siç e shihni, përvoja ime e parë (e suksesshme apo jo) ishte spontane dhe krejt e paplanifikuar. Më vonë e kuptova që disa gjëra vërtetë nuk është e vështirë të parashikohen. Nëse nuk ia qëllova që ajo vajza e shkretë do të martohej me Bill Gates dhe shoqja e saj me Dalaj Lamën (mysliman), mund t’ia qëlloja pa asnjë vështërsi si do të zhvilloheshin disa ngjarje dhe procese.

Mirëpo, ishte një problem. Kjo shkathtësi sa vinte dhe bëhej më e përsosur, ndërkaq nuk kisha ide se si ta definoja, shpjegoja… ore, nuk dinja si ta quaja vetvetën!? Nuk isha fallxhor, as mjek, as astrolog… Kur kisha humbur çdo shpresë se nuk do të arrij kurrë të prezentohem shkurt, qartë, me ndonjë titull-profesion, në ndihmë më erdhi një mikeshë imja e cila shumë seriozisht më tha (pas një shkrimi të botuar): Ti je një analist i saktë! Aha, mendova, Eureka! E gjeta më në fund. Unë qenkam analist. Po pa asnjë dyshim, qenkam analist edhe mirë bile. Në fund të fundit më pëlqëu pa masë, sepse analistëve u lejohet edhe të mos ia qëllojnë, edhe ta huqin, edhe të jenë subjektiv, të painformuar sa duhet, anakronik, të ngathtë, të paqartë!!! Askush nuk i akuzon për asgjë. Nuk sjellin vendime, nuk qeverisin, nuk vjedhin (ndoshta rrallë ndonjë ide, frazë, slogan…) dhe askush nuk kërkon përgjegjësi nga ta.

Kësisoj u zhyta në ujërat e turbullta të analizave.

Ia qëlloja shpesh. Kur ia qëlloja atëherë isha shumë i saktë. Aq shumë i saktë saqë kisha filluar ta marr mësysh vetvetën.

 

Ia qëlloja, ia qëlloja

Kisha thënë se; Hashim Thaqi do të zgjedhet kryetar i PDK-së. U zgjodh. Nejse, kishte më pak vota se Enver Hoxhaj po kjo nuk qonte kurrfarë peshe.

Kisha thënë se; Daci do të zgjedhet kryetar i LDD-së dhe se në kuvend as nuk do të rrahen as nuk do të fluturojnë karriget. Doli e saktë. Bile ai ishte kuvendi me më së shumti puthje e përqafime politike.

Kisha parashikuar që Lutfi Haziri, Astrit Haraçia, Ismet Beqiri e disa të tjerë do të “spostohen” (strategjikisht) në bazë, me qëllim të konsolidimit të domosdoshëm të partisë së cunguar, që më pastaj sërish të kthehen në Qendër për t’i vjelë frutat e Misionit. Lista e publikuar zgjedhore e LDK-së dëshmoi se kisha të drejtë.

Për AAK-në pata pohuar se nuk do të jetë e rëndësishme shumë a do ta kaloj pragun zgjedhor sa do të jetë e rëndësishme kush do të jetë njeriu i dytë në këtë parti! Në fund të fundit është partia më e pasur për kokë anëtari. E kisha parashikuar gjithashtu ndonjë zgjidhje Solomoniane rreth karrigës numër 2, gjë që edhe ndodhi. U shtua numri i nënkryetarëve dhe siç thotë populli: “Edhe ujqit e ngopur edhe dhentë në numër”.

Tash nuk e shoh të udhës të ju lodh me të gjitha sendet që i kam parashikuar me saktësi të pamohueshme sepse po më duket sikur më mungon modestia. Ju mbetet të më besoni në fjalën publike.

 

10 vjet më pas apo-tetor 2017

E dij, jeni kurreshtar të mësoni se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Pas një viti, dy, tri… Nuk dëshiroj të ju shqetësoj shumë. Megjithatë mund të ju gëzoj me disa nga ngjarjet e mira që do të ndodhin. Do të ketë edhe ngjarje të shëmtuara por për to nuk do të flas.

-Pas 10 vitesh ne do të anojmë (të bëjmë tifozeri) për Chelseea-n. Mos u çuditni fare. Nëse sot e urrejmë për shkak të rusit Abramoviç pas 10 vitesh do ta duam sepse kjo skuadër do të jetë pronë e Bujar Dugollit! Do ta blej, do ta blej!

-Pas 10 vitesh në kuvend të partisë personale Hashim Thaqi do të zgjedhet sërish kryetar (kësaj radhe me 12 vota, por kjo as atëherë nuk do të ketë rëndësi).

-Fatmir Sejdiu akoma do të pres nga miqtë t’ia ndezin të gjelbrën në semafor dhe do të deklaroj se “jemi në rrugë të mirë për t’u pavarsuar”. Njëkohësisht i ka “pavarësuar” mirë edhe dy nipat e fundit dhe mbesën (që sot janë në klasë të dytë të shkollës fillore) në Telekom të Kosovës që si kompani është më tepër se rentabile.

-Albin Kurtit me vendim të gjykatësit ndërkombëtar i është ngushtuar hapësira dhe më nuk mund të lëvizë lirë në tërë banesën e vet. Në balkon mund të dal 10 minuta paradite dhe 10 minuta pasdite.

-Adem Demaçit ia kanë ndalë pensionin sepse po e rëndon buxhetin e Kosovës. Edhe ashtu thonë se nuk e ka merituar kurrë atë pension. E si ta meritonte vallë kur nuk kishte punuar hiç por ishte tarahitur kot burgjeve!?

-Regjimi i KEK-ut vazhdon të jetë sipas planit ABC 5 me 1, 4 me 2 dhe 3 m 3 edhepse ka përfunduar së ndërtuari Kosova D.

-Një vizë bullgare kushton 3500 euro ndërsa një pasaportë serbe prej 1800 deri në 2200 euro. Mund të merret në mes të Prishtinës!

-Punëtorët e arsimit vazhdojnë me grevë duke mos qenë të kënaqur me rritjen e pagave prej 1.3 % sepse çmimet e konsumit të gjerë thonë janë ngritur 12%. Ministri i arsimit nuk din gjë për këto greva!

-Agim Çeku në Bibliotekën Kombëtare ka promovuar Memoaret me titull : “Si na e ngulën miqtë tanë”.

-Bisedimet formale me Serbinë tani po zhvillohen në Sofje (shkaku i shpenzimeve më të vogëla).

-Gjysma e Amerikës janë bërë mysliman.

-Bashkimi Evropian ka mbetur pa 7 anëtarë. Pas Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë nga ky union doli përfundimisht edhe Spanja.

-Papa i ri mund të jetë nga Irani thonë burime mirë të informuara brenda Vatikanit!

-Bota është në ankth me paralajmërimet se një meteor mund të përplaset në prill të vitit 2019 në planetin tonë, ndërsa ne kemi dëshirë që ky armagedon të na gjej bile “me pavarësi”.

 

Pas 20 vjetësh

Do të jetë njejtë sikur sot. Ky është parashikimi im. Njejtë në përceptim, filozofi, metodologji të bërjes së politikës. Pse, a nuk jemi shqiptarë, a? Po mendoj shqiptarë që nuk ndryshojnë kollaj!?


Blog EntryOct 6, '07 12:04 PM
for everyone

                                    shkruan   Behxhet Sh. SHALA

 

RONALDINJO NË PDK!

 

Fushata parazgjedhore e subjekteve garuese  për zgjedhjet lokale të 17 nëntorit si edhe ato të përgjithshme, që askush nuk e dinë kur do të mbahen dhe nëse do të mbahen është intensifikuar sa që shpesh më përngjan në afatin kalimtar të futbollistëve apo yjeve të sporteve tjera të popullarizuara. Partitë politike kanë bërë çmos të sigurojnë emra të njohur, atraktiv për opinionin dhe karrem për elektoratin, në mungesë të ofertave serioze apo programeve sadopak të realizueshme. Ofrojnë potencë te dyshimtë të kandidatëve të ricikluar shumfishë ngase janë bërë krejtësisht impotent në realizimin e premtimeve! Transferet janë vendore por ka edhe ndërkombetare, do të shohim më vone cilat janë ato. Pavarësia e Kosovës tashmë nuk mund të përdoret si armë e lëre më si xhoker në këtë fushatë, madje nëse dikush përpiqet ta perdorë për këtë qëllim, më shumë i merret si rrethanë rënduese ashtu siç i merret  si rrethane rënduese hajdutit nëse zihet duke vjedhur për herë të pestë! Ose duke kërkuar votë për pavarësi për herë të pestë! Që të dyja këto janë hajni klasike. Përmbajtja është e njëjtë, dallon stili. Njëri bëhet për përfitime politike dhe materiale ndërsa tjetra për përfitime ekskluzivisht materiale. Dhe, nuk ka asnjë kuptim të shkohet në fushatë me premtimin për realizimin e pavarësisë, për herë të pestë aq më parë kur ketë e kanë “realizuar” që në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000! Nuk dënohesh me të njëjtin dënim nëse ke vjedhur për herë të parë apo për herë të pestë! Dënimi është më i rëndë sepse dënohesh si recidivist, përsëritës i veprës ngase konsiderohet se rrezikshmëria është më e madhe.  Aq për hajnat ordinerë. Pastaj, që është e rëndesishme të theksohet dhe ritheksohet se këta, “baballarët” e pavarësisë asnjëherë nuk janë zënë duke vjedhur sepse, ndryshe lëndët do t’i kishin në prokurori e pas do t’i ndiqte Hasan Preteni si partizan i dëshmuar në luftimin e korrupsionit! Fatmirësisht, lëndët i kanë në zyrat e Dragodanit! Aty vendoset fati i tyre! Aty janë votat! Sa i përket dilemave se a do të ketë apo jo pavarësi, është tregim (përrallë) e përfunduar sepse, siç thonë këta të Ekipit të Unitetit (jam duke agjëruar andaj nuk po ua përmend as emrat ngase më prishet agjërimi), kjo punë është kryer në qershor të vitit 1999 dhe çdo gjë që po bëhet, bëhet për t’i rregulluar raportet midis dy shteteve, Serbisë  që vërtet është shtet dhe Kosovës që është pjesë e shtetit të Serbisë, natyrisht nëse i referohemi Rezolutes 1244 e cila është ende në fuqi. Në kontekst të simulimit të shtetbërjes e që në fakt nënkupton përpjekjet titanike për mbijetesë politike dhe ruajtjen e pozitave, me çdo kusht dhe me çdo mjet, Ko.. më falni, kryeparlamentarit dhe të inkriminuarit e tjerë  po mundohet ta bëjë Kosovën shtet të Ahtisarit, duke miratuar ligje në kundershtim me Kornizën kushtetuese e cila eshte derivat i Rezolutës në fjalë.  Mashtrojnë ashiqare ndonëse e kanë të qartë se ato ligje nuk do të nënshkruhen nga Imperatori dhe toreadori i Kosovës, z. Ruker! Diç më duket interesante në këtë mes, kryeadministratori i Kosovës, z. Ruker, nuk po i anulon këto ligje të jashtëligjshme siç vepronin më parë, me procedurë të shpejtuar (po bëhet pjesë e manipulimit të lojës për kinse pavaresinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë i përligj mashtruesit institucional që mashtrimin e kanë bërë mënyrë të jetës, shenjë identifikimi) nëse ndonjë ligji i shtohej vetëm një presje e cila nuk ishte në kornizën kushtetuese, pas pesë minutave, kryeadministratori (quaje si të duash) e anulonte atë. Kujtojeni Rezolutën për kufirin Kosovë–Maqedoni, sa pati jetë! Ose, kujtojini veprat “ artistiko- patriotike” të Nexhat Dacit, kur u mbuluan me lecka, disajni i së cilave ishte sikur uniformat e të burgosurve në burgun e Goli Otokut!! Tash po iu dërgon do letra me të cilat ua terheq vërejtjen, sikur t’i kishin parkuar veturat gabimisht e jo pse kanë bërë shkelje të rëndë të kornizës kushtetuese dhe Rezolutës 1244 të OKB–së! Prandaj, Nojkiqi kishte plotësisht të drejtë që i bërtiti Ko…kryeparlamentarit dhe I tha; kërkoj respektimin a aktit më të lartë ligjor në Kosovë, kornizës kushtetuese. Sa i përket shpalljes së pavarësisë, ju siguroj se këta që janë tani kurrën e kurrës nuk do të marrin guxim ta shpallin pavarësinë por vetëm po blejnë kohë, ta fitojnë edhe një mandat ose t’ua lënë këmbët e arushës përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës!

Fushata më shumë po bëhet nga pretendentët për kryetar të kryeqytetit të Kosovës së pavarur, të lirë dhe me sovranitet të Serbisë, Prishtinës së hiroshimizuar anipse nuk është hudhur asnjë bombë atomike në të, ato të tjera ka sa te duash dhe shpërthejnë shpesh! Dikush (nëse nuk gaboj, Migjeni) e pati quajtur “ metropolin “e Kosovës Qytet pa lum, ndërkaq unë e quaj Qytet pa asnje WC(nevojtore) publike! Në debate dhe paraqitje publike asnjëri nga kandidatët nuk tha se do t’i ndërtojë nja 20 apo 25 nevojtore publike (që është e mundur të realizohet dhe që është shumë e domosdoshme për qytetarin , prioritet strategjik!) por flisnin për plane, që edhe për Londrën do të ishin më tepër se ambicioze. Prandaj, asnjëri kandidat nuk e meriton të bëhet kryetar i Prishtines ngase nuk janë në gjendje të premtojnë ndërtimin e asnjë WC të vetme e lëre më ato për të cilat flasin. Për t’u bërë kryetar i një fshatqyteti monstrum si Prishtina, në radhë të parë duhet të jesh menaxher i mirë ndërkaq prej kandidatëve të propozuar, me sa di unë, janë vetëm dy menaxherë. Genc Merakun nuk e njoh aspak andaj po rezervohem ta vleresoj atë. Ai definitivisht nuk është për këtë kohë dhe do të shpenzohej kot së koti (u referohem intervistave të tij në media). Qysh tani mund të them se kryetar i ardhshëm i Prishtinës do të bëhet Isa Mustafa ndonëse as ky nuk është i njohur për menaxhimin e diçkaje apo ndonjë procesi mirëpo është ekspert në fushën e mikroekonomisë në këtë makrokaosin tonë. Pra, profesor tipik, njeri i kabinetit! I pranueshëm edhe nga votuesit e papërcaktuar deri më tani dhe, ndoshta edhe subjekteve tjera. Përparësia e madhe e tij karshi kandidatëve të tjerë është se menaxhohet nga LDK-ja, partia e cila do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare, lokale dhe planetare në Kosovë. Kandidati që vjen nga radhët e PDK–së, Fatmir Limaj, dy herë ka pësuar disfatë në gara për kryetar të Prishtinës, duket se ka fituar në gara për kryetar të Malishevës! Edhe për herë të tretë do të humbasë sepse nuk është treguar menaxher i mirë, këtu në Prishtinë ndërkaq në Malishevë është dëshmuar të jetë më efikas. Pastaj, është guxim që pas dy nokauteve të pësuar përsëri të futet në ring për ta pësuar nokautin e radhës. “ Strategët “ e PDK–së janë fenomenalë kur kanë vendosur për kandidaturën e zotit Limaj dhe të bindur se do te fitojnë! Ky quhet optimizëm! Ylberi i ORA-s ka gjasa të bëhet kryetar i Prishtinës aq sa ka gjasa qe Shesheli te behet kryetar i Tribunalit të Hagës! Tash kanë mbetur dy kandidatë për balotazh (nese vjen deri te balotazhi me Isa Mustafën), Ibrahim Makolli i AKR–së dhe Shefki Gashi i LDD–së. Ibra ka përparësi sepse në KMDLNJ i ka menaxhuar do procese dhe ka punuar me njerëz dhe mbi të gjitha sepse i ka duartë e pastra. Përparësia tjetër është se vjen nga një subjekt politik i cili vazhdimisht goditet nën brez andaj, sipas mentalitetit ballkanas, ai subjekt vlen diçka dhe, si rrjedhojë, nuk do të humb elektorat, përkundrazi këto sulme ia rrisin votat për së paku 2-3% dhe rezultatet përfundimtare do ta renditin në vend të dytë apo të tretë!  Dhe ka thënë se do t’i ndërtojë pesë nevojtore publike në lokacionet ku eshte frekuentimi më i madh i qytetarëve. Mund ta merrni me mend ku?! Edhe Shefki Gashi nga LDD–ja i ka menaxhuar do procese dhe ka punuar me lopë (vet ka deklaruar se e ka një fermë ku kujdeset per lopët e tij). Pra, nëse humb, ka me çka të merret dhe në shume raste më lehtë do të merret vesh me lopë se me njerëz. I kthehet natyrës. Çfarë ironie, fermer me dy fakultete, të mësuesisë dhe drejtësisë, i pari për t’i edukuar, i dyti per t’i mbrojtur para ligjit, nëse hyjnë në livadh të huaj! As ky, ndonëse ka qenë në pozitë të bëjë diçka, nuk e ka ndërtuar asnjë nevojtore publike! Kështu, vështire e ka, aq më parë kur më nuk është nën ombrellën e LDK–së. Prishtina nuk do të përfitojë asgjë edhe kur të bëhet me kryetar të ri dhe as kryetari i ri nuk do të punojë asgjë më shumë se kryetari aktual Ismet Beqiri i cili u eliminua me metoda staliniste dhe finesa titiste! Pikërisht nga titistët! Edhe një tjetër kryetar komune, Gani Krasniqi, nga Malisheva, i cilësuar si njëri ndër kryetarët më të suksesshëm u eliminua nga enveristët e Maqellarës. Një dëshmi më tepër se revolucioni (biznesi) i hanë fëmijët e vet!

U përkujtua në Prishtinë 10 vjetori i protestave të studentëve për lirimin e objekteve universitare. Lexuesi i painformuar mund të mendojë se kjo u organizua në objektin e Rektoratit, në ndonjë objekt qeveritar apo edhe në vendin e protestës. Ky përkujtim u mbajt në një vend më të rëndësishëm se ato që  permenda më lart, në një vend ku mbahet i arrestuar njëri nga protagonistët kryesorë të atyre protestave i cili kërkon sëndertimin e atyre kërkesave përmes vetevendosjes, pra në banesën–burg të Albin Kurtit! Aty ishin edhe Muhamet Mavraj, Driton Lajçi , Drita Statovci dhe disa të tjerë por mungonte ish kryetari i Unionit të Studentëve, tash ministër në qeverinë e Kosovës, Bujar Dugolli. Dikush thoshte se ka shtruar iftarë–drekë për Ruckerin, Stiven Shukun dhe Pol Agden, krejt këta myslimanë të devotshëm të tenderave milioneshë! Të tjerët thonë se ka pasur ndërgjegjën e vrarë ngase paska planifikuar t’i organizojë studentët e sotit, jo per lirimin e objekteve por per lirimin e Albinit por nuk e paskan dëgjuar dhe, në hidhërim e sipër ka vendosur t’i ftojë për iftarë të lartpërmendurit. Sidoqoftë neve po na përseritet historia, me 1997 studentët dhe udhëheqësit e tyre janë rrahur dhe arrestuar nga policia serbe ndërkaq pas viteve 1999 e sidomos viteve 2004 po rrahen, arrestohen dhe vriten nga ndërkombetarët, në bashkëpunim shumë miqësor me politikanët e vendit!

Ekipi i Unitetit ishte ne New York, në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë, për statusin e Kosovës. Me vete e kishin Traktatin për fqinjësi të mirë, si ofertë e “tyre” për normalizimin e marëdhënieve shtetërore midis Serbisë dhe Kosovës. Këta përnjemend po përpiqen të na bindin se Kosova është shtet dhe se ky ekip është ekip shtetëror, nuk po bëjnë hajgare! Në takimin e radhës në Bruksel përsëri do të shkojnë me të njejtin Traktat të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë por tani të elaboruar hollësisht, ndoshta Serbia bindet ta nënshkruajë atë, pas të  gjitha të këqijave që ia kemi bërë Serbisë! Në seks vlen një rregull, gjatë përdorimit të kondomit, për hirë të respektimit të partnerit ai përdoret në menyrë diskrete dhe vetëm njëherë kështu që edhe Ekipi i Unitetit, për hirë të respektimit të partnerit (Serbisë) dhe vetës së tyre, në radhë të parë, Traktatin për fqinjësi të mirë duhet ta perdorë vetëm një herë dhe në mënyrë shumë diskrete! Një anëtar i Ekipit të Unitetit, kusheri i Babadimrit të Kërshendellave të pavarësisë së Kosovës, me të parë se janë ngatërruar punët nuk u kthye fare në Kosovë por u ndal në Amerikë dhe e bëri një vizitë.. i vizitoi njerëzit më të varfër në Amerikë dhe u solidarizua me ta. Të jem i sinqert, në këtë rast veprova si anëtar i Ekipit të Unitetit, nuk e thash të vërtetën sepse ai u takua me njërin prej njerëzve më të “ varfër “ në botë, me presidentin e Fondacionit Rockfeller!

E, tash pak fjalë për fushatën dhe transferet-perforcimet qeëjanë bërë në disa subjekte garuese. Meqë pavarësia e Kosovës tashmë është e deplasuar dhe moti e deklasuar si e tillë nuk mund të përdoret në fushatë atëherë krejt çka ka mbetur nga Kosova duhet të ndahet në zona interesi dhe kontrolli p.sh.  ky subjekt garues do ta kontrolloj kontrabandën me karburante, tjetri me duhan, një tjetër me miell të bardhë, tjetri trafikimin me mish të Brazilit dhe mish te gjallë, njëri me kafe, tjetri tenderat dhe, kështu vendoset një bashkëpunim i ekuilibruar që mos të ketë më nevojë që dikush të vritet për një banesë apo lokal! Po bëhemi përrallë në sy të botës dhe miqve që aq shumë po na përkrahin! Edhe ashtu, kjo gjeografi e krimit funksionon sot dhe është e ndarë qartë! Kjo është arsye e vetme që luftohet për pushtet duke eliminuar çdo mundësi që Kosova të bëhet shtet! Deri më tani vetëm dy subjekte garuese kanë dalur me programe konkrete si do të dukej Kosova nëse ata e fitojnë besimin e votuesve. Njëri subjekt thotë se Kosova do të dukej si Pamella Andersoni, përplot me silikon ndërsa tjetri thotë se do të dukej si Kazakistani. Oferta e parë është më atraktive, më e prekshme dhe më e pranueshme! Prandaj, votoj për Pamella Andersonin! Po pres oferta të tjera të subjekteve politike e pastaj përfundimisht do të përcaktohem edhe për listat tjera zgjedhore! Pamella është për zgjedhje të pergjithshme! Sa u përket transfereve, ORA ka filluar e para. E ka lënë gazetarinë pa gazetarë të shkëlqyeshëm në këmbim të politikanëve mesatarë që do të bëhen nëse nuk marrin thua ne prag (përzemërsisht besoj se ky ekskursion i gazetarëve në politikë do të jetë jetëshkurtër dhe përsëri do t’i kthehen kalemit). Në planin estetik ka përfituar shumë, më transferimin e Ulpit dhe duket se ky do jetë përfitimi i vetëm. ORA e ka marrë edhe një të Bashkësisë Islame,  për t’ua falë teravite në muajin e Ramazanit dhe me iu mbajtur ders pas rezultateve preliminare, pastaj artistë dhe pjestarë të shoqërisë civile, të të gjitha ngjyrave dhe të gjitha klaneve. Infrastruktura eshte bërë si me rastin e themelimit të një OJQ –je të fortë! Nuk është pa gjasa të bëhet e tillë! LDK nuk ka marre diçka që  vlen të përmendet, i ka marre dy lojtarë, njëri më kembe të thyera politikisht dhe tjetri me meniskus të lënduar pariparueshëm! Humbësi më i madh në këtë rast eshte AAK, kryeminstrin  Çeku e ka pasur të humbur që nga fillimi tash ka humbur edhe Ramizin dhe mozomakeq, Stiven Shukun! Perspektive e zymtë, padyshim! Transferët më te bujshme i ka bëre PDK–ja e Roman Abramoviqit. Ka marrë lojtarë vendorë dhe ndërkombetarë. Vendorët janë kryesisht nga radhët e veteranëve të pensionuar të politikës kosovare, të cilët në dy zgjedhjet paraprake të përgjithshme kanë siguruar vetëm një vend në parlament. Së voni u përforcua me ekipin e ekspertëve (sipas modelit të Sali Berishës). Këta vërtetë janë të mirë por duhen ta dinë se teravitë nuk falen në sinagogë! E tash për transferët nderkombetarë të PDK–së. U angazhuan dy ekspertë të pensionuar, për çështje ekonomike, njëri nga Izraeli dhe tjetri amerikan, nga radhët e miqve. Për rrethana tona dhe standard tonin kjo është diçka e pazakontë. Dhe shumë e kushtueshme! Nuk e besoj se do t’i ndihmojnë shumë, jam i sigurt se nuk janë te njohtuar sa kushton nje kg. speca në Rahovec! E lëre çmimi i kelyshëve llaskucë që shiten si këlyshë të Sharrit rrugëve të Prishtinës! Larg është Izraeli dhe Amerika o e nderuara PDK! Drenica është shumë më afër, aty shihet ekonomia në bazë të cilës përpilohet strategjia! Aty lypi këshilltarët pastaj, në Skënderaj, Llap, Dukagjin, Mitrovicën e “ bashkuar” etj. Këta këshilltarët kushtojnë shumë, nëse keni shumë para, më shume vota do t’u sillte Ronaldinjo! Angazhojeni që tani, në afatin tjetër kalimtar mund të transferohet në Çelzi! Dhe, zgjedhjet janë tash, në verë nuk do të ketë zgjedhje! As vota!

Atëherë votat do t’i marrin këta të Milaim Zekës, veshur me të zeza dhe që deklaronin se KFOR-i po punon mirë. Po të punonte KFOR-i mirë, nuk do të kishit nevoje fare t’i vishni rrobat e zeza, o të uruar! Ata do t’i ndiqnin carllazaristat e Mitrovicës dhe të Prishtinës!

Dhe lajmi i fundit, Daniel Fridi, miku ynë i pari na dha kumtin se “pavaresia” e Kosovës nuk ka të ngjarë në këtë vit por në prill (1 prill) 2008! Ku e ke uzdajen e ke murtajën, kanë thënë akademikët tanë të odave. Ndërkaq, unë, si armik i Kosovës them se pavarësi nuk do të ketë as ne vitin 2008, deri ne integrimin në BE, siç po duket përmes korridoreve “ humanitare” të Gligorovit, via Kroacia!

 

 

 

 


Blog EntryOct 5, '07 4:08 AM
for everyone

                                                           shkruan  Esat Avdyli

 

Lojërat pa mbarim...

 

Nuk e kam fjalën për lojëra sportive. Qofshin ato Lojëra Olimpike. Qofshin ato ndeshje sportive në futboll apo në disiplinat tjera. As e kam fjalën për lojërat e rënda fizike si boksi, karate apo ndonjë tjetër. E kam fjalën për lojërat politike që po luhen me Kosovën, me popullin tonë. Aktorë në këto lojëra janë politikanët tanë dhe tutorët ndërkombëtar. Numër një i këtyre te ne është grupi u unitetit, ndërsa te ndërkombëtarët ka shumë. Bile më shumë se sa që mendojmë ne.

Pse lojëra ?

Për analistët e mirëfilltë edhe nuk është shumë e vështirë ta kuptojnë. Për ata që shtiren se bëjnë politikë pak më lehtë e kanë ta kuptojnë, ndërsa ata që luajnë politikën mbase e kanë shumë ma vështirë e mos të flasim për masat e gjera popullore që i kanë hapur sy e vesh drejtë medieve “politike”, qofshin ato të shkruara apo difuzive dhe presin kohën,  presin e presin e vetëm presin e kurrsesi ta mbërrin finishin e një finaleje të quajtur pavarësi, liri dhe sovranitet...

Kështu filluan të presin që nga koha tani e kaluar e Ibrahim Rugovës që përherë i mëshonte të njëjtës melodi, “jemi de fakto të pavarur e presim edhe de jure”. Kjo de jure u zgjatë shumë e kaluan 17 vjet...duke pritur më shumë se Godon...

Këtë pritje po e vazhdojnë edhe politikanët e tanishëm edhe pse e kaluam fazën më të vështirë, luftën...Menduam e shpresuam se pas lufte nuk do të ketë më lojëra politike të strëgjatjes së këtyre marifetëllëqeve të liga e mos të them të poshtra. Por po dalin edhe më shumë se të liga e më tepër se të poshtra...

A po e shihni të dashurit e mi, ju masat e gjera, se sa po afrohet dhjetori po na vehen në servile disa pjesëza, në fillim të vogla, e pastaj po bëhen të mëdha. Të gjitha këto pjesëza që po shndërrohen në pjesë e pastaj edhe në lojë të plotë, burimin e kanë në Serbi...Kështu ishte deri tani, mbase dyshoj që edhe kësaj radhe mos të jetë ashtu...

Para do dite nga atje u lanësua, ndoshta si pa qëllim e thëna se vendimi për pavarësinë e Kosovës do të prolongohet deri në prill, bile e përcakton edhe datën 05 prill të vitit 2008...

Kështu thonin edhe më herët, e politikanët tanë reagonin, apo bëheshin se reagonin, duke pohuar se ajo është e pamundur, e pa pranueshme, e pa realizueshme. Kështu thonin deri sa aviteshin afër këtyre datave, e kur e vërenin se ato po bëheshin realitet fillonin të deklaronin se kështu po e kërkojnë miqtë tanë...

Po cilët qenkan ata miq tanë o të nderuar kur nuk të ndihmojnë atëherë kur duhet?

Po cilët qenkan ata miq tanë kur ta shtynë robërinë edhe për një kohë?

A këtyre ju iu thoni miq ?!!!

Kështu ishte deri më tani. Nga dita në ditë, nga muaji në muaj, nga viti në vit e u mbushën tetë vjet pas lufte duke luajtur lojën që duket se kurrë nuk po përfundon. Kjo gjason në këngën e dreqit...e cila duket se akoma vazhdon...

Për këngën e dreqit janë disa versione...Por unë këtu po e shkruaj një. Atë më të shkurtin që duket se i përputhet plotësisht ditëve tona dhe pavarësisë sonë. Ja përralla:

“ Një herë. Në një kohë të moçme, ishin takuar për një rrugë njeriu dhe dreqi. Njeriu kishte qenë këngëtar...Gjatë rrugës dreqi mendoi ta mashtroj njeriun dhe i tha:

- Kemi ecur shumë. Jam lodhur. A e bartim njëri tjetrin në shpinë. Kur unë lodhem ti më bart e kështu me radhë.

- Po i tha njeriu. Por duhet caktuar një kohë dhe cili po fillojmë i pari...

Dreqi i tha:

- Unë jam lodhur më shumë. Po të hypi ty në shpinë dhe do të më  bartësh derisa ta përfundoj këngën...

- Mirë i tha njeriu...Hyp mbi shpinën time.

Dreqi hypi dhe ia nisi këngës. Ai këndoi paksa një këngë më të gjatë por e kreu.

- Zbrit i tha njeriu. Tani e kam radhën unë...Dhe i hipi në shpinë dhe ia filloi këngës më të gjatë që ekziston.  “Tri li, tri li, tri ling”...Kështu e zgjati deri në pa mbarim...

Dreqi u lodh aq shumë sa iu drejtua:

-O njeri, a mbaron ndonjëherë kjo kënga e jote ?

-Jo i tha njeriu. Kjo nuk mbaron kurrë sepse i ka vetëm këto tri fjalë, e këto nuk mbarojnë asnjëherë”...dhe kështu e mashtroi dreqin...

Tani mendoj se jam i qartë...Kësaj radhe ne po bëhemi të mashtruar se kënga e tyre i ka tri fjalë: Mos e shpallni pavarësinë...Dhe ne nuk po e shpallim sepse nuk po ka kush ta shpall...Udhëheqësit tanë akoma po dëgjojnë këngën e papërfunduar.  Sot e nesër. Pas një viti e pas katër muajve. Kështu deri në infinito...

Ne mbetëm duke e pritur pavarësinë deri në pambarim. Dyshoj se do ti afrohemi ndonjëherë...Por më shumë dëshiroj ta arrijmë bashkimin kombëtar, sepse vetëm ai është realiteti ynë. Por nuk jemi duke punuar për bashkim...

Dhe loja po vazhdon. Po vazhdon herë, në Pranverë e herë në Verë. Herë në Dimër e herë në Vjeshtë, por përfundim nuk ka...

Deri kur...O i madhi Zot...

 

 


Blog EntryOct 1, '07 12:56 PM
for everyone

                                               nga Albion Topia

 

10 vjet nga dita D!

 

(1 tetor 1997) Shtypi i kohës atëbotë fliste për dhjetëra mijëra protestues… Fliste për të gjitha qendrat e mëdha të Kosovës që të prira nga studentët më në fund po e “përmbytnin” frikën e mbjellë nga politika dhe politikucët e zhytyr në alkool. S’kishte dyshim, po përmbysej një epokë. E errët. E frikshme. E turpshme.

Ajo që nisi atë ditë do të mund të përkufizohej me një fjali; Rrugë e pakthyeshme drejt lirisë. Lirisë sonë. Në kontekstin e rëndësisë historike pa asnjë dyshim ishte një ditë D për shqiptarët e Kosovës.

Njëri nga protagonistët kryesor të asaj dite, ende është nën mbikqyrje policore. Jo për shkak të ndonjë posti të rëndësishëm që ka zënë, të ndonjë pozite që mund të ishte rezultat i sakrificës, vetëflijimit, angazhimit të tij të parreshtur, por si pasojë e “mospërshtatjes së tij me çmendurinë tonë kolektive”.

Pas 10 vitesh, në mos kemi arritur asgjë, atëherë së paku jemi çmendur. Kolektivisht. U çmendëm nga guximi, nga dehja e lirisë, nga fitorja e pabesueshme, nga uria për pushtet, pasuria, fama... kush ta dij këtë!? Derisa dikur ishim një burg i hapur, sot pas 10 vitesh jemi një “Shtime” e rrethuar me tela!

Jemi bërë pacientë të vullnetshëm. Asgjë nga gatishmëria e dikurshme (gjithashtu e ndrydhur) që shpërtheu për t’u nisur rrugës së mundimshme të lirisë! Asgjë nga ajo fryma për t’a përmbysur padrejtësinë! Asgjë nga e drejta e natyrshme për ta luftuar të keqen! Asgjë nga protestat, rebelimi qytetar, demonstratat… Asgjë nga ne.

Se politika është zeje e fëlliqur është konstatuar kaherë nga njerëz të urtë e personalitete të shquara, dhe ta ripërsëritësh këtë konstatim nuk mund të jetë asgjë e re. Aq më pak nuk është diçka e pathënë. Por, se ky pisllëk prej politike do t’na mbuloj me gjithë kutërbimin e vet, në masë , forma, trajta nga më të neveritshmet rrallë kush mund ta ketë besuar!!! Kjo nuk mund t’i ndodh njerëzve të vetëdijshëm. Kjo nuk mund t’i ndodh një mase (ta quajmë edhe popull) që di çfarë do dhe do çfarë gjakon! Kjo nuk mund t’i ndodh një populli që e do lirinë. Që, vërtetë e do lirinë. Se politika është në gjendje të zhduk çdo dëshirë për drejtësi, çdo përpjekje për progres, çdo intencë për ecje (të mirëfilltë) para, kjo mund të shihet e preket këtu. Në secilin qytet e katund të Kosovës.

Sot, 10 vjet pas ditës D. Sot, 10 vjet prej atëherë kur u nisëm rrugës së pandalshme të sakrificave dhe flijimeve, duke besuar thellë se po loznim aktin e fundit të një drame të trishtueshme historike. Vallë a mund të jetë i saktë konstatimi se;

-Ne dimë të luftojmë, por nuk dimë çfarë të bëjmë pas luftës?

-Se dimë ta prishim një shtet te shëmtuar por nuk dimë ta ndërtojmë një tjetër, të bukur.

-Se dimë dhe mundemi ta heqim qafe një gjakpirëse që mbanë emrin Serbi, por nuk dimë dhe  nuk duam ta shporrim një tjetër me emrin UNMIK!?

-Se dimë dhe duam t’a hedhim në kontejnerë të historisë, gjithë korpusin prej politikanëve antishqiptarë që mbanin emra Dragan, Millan, Sllobodan… por, as nuk dimë dhe as nuk duam ta bëjmë të njejtën gjë kur ata mbajnë emra Hasan, Hysen, Ibish…!?

Si duket ne dimë çfarë s’dimë dhe s’duam çfarë themi se dëshirojmë. Ne s’duam ta dimë atë që e dimë dhe bëhemi se e dimë atë çfarë kurrë nuk do ta mësojmë!!! Na kanë bërë dëm ilaçet apo trajtimi? Këmishat e çmendurisë që zëvendësuan prangat apo “liria” e projektuar vetëm për politikanët (e neveritshëm) që thirren në emrin tonë dhe në të drejtën e natyrshme që e prodhoka “vota e lirë”!?

Në 10 vjetorin e kësaj ngjarje ajo që më së paku është dashur të bëhet do të ishte një grumbullim paqësor, ngjashëm si atëherë, me dekorin e bardhë, përpara shtëpisë së njërit nga ata. Të përkujtohet ajo ditë së bashku me Albin Kurtin i cili akoma ka mbetur peng i idealit të lirisë, dhe mbahet i mbyllur në shtëpinë e tij të cilën ia shndërruan në burg. Me njeriun i cili vërtetë i kishte besuar popullit dhe fuqisë së tij. Me njeriun i cili gjendej në ballë, jo për shkak të mirëqenies personale e zilisë për pushtet, por që guxonte të bëhej fli për lirinë e popullit. Vetëm një protestë e tillë sot, do të kishte kuptim. Vetëm një protestë kësisoj do të ishte në frymën e asaj të 10 viteve me parë. Vetëm një mbështetje e tillë do të mund të “zbehte” konstatimin gjithnjë më të zëshëm e më të shpeshtë, se përnjemend jemi të sëmurë (çmendur).

Nuk e bëmë!!!

Pasi nuk e bëmë, mirë na e bëjnë!

1 tetori 1997 dhe 1 tetori 2007 janë shumë të ngjashëm. Prandaj, në përvjetorë të tillë kemi rastin të peshojmë ndërgjegjen. Të bëhemi kritik dhe vetëkritik. Satirik dhe sarkastik. Të flasim jerëm dhe të shkarravisim kot.

Nuk ka ditë më të përshtatshme se një sikur kjo të bësh pyetje të vështira, pa pritur të të përgjigjet dikush. Pyetje të çmendura! Të hapësh çështje e dilema. Të kritikosh e të shash. Të pështyesh e të vjellësh. Të cijatësh dhe të çjerresh. Në një ditë si kjo mund të bësh gjithçka. Vetëm nuk guxon të protestosh…

E çuditshme! Nuk duhej guxuar as atëherë por guxuam.

Sot, duhet guxuar e nuk guxojmë!

E kanë vrarë lirinë brenda nesh. S’ka mbetur tjetër përpos të vorroset… Zoti ia bëftë lehtë lirisë sonë!

 


Blog EntryOct 1, '07 6:07 AM
for everyone

                                                        Albin Kurti

 

Me rastin e dorëheqjes së "avokatit" tim

 

Dje, fare rastësisht, u njoftova se pas seancës së parë gjyqësore kundër meje, të mbajtur më 19 shtator 2007, i ashtuquajturi avokat imi, Ahmet Hasolli, ka dhënë dorëheqje.

Përgjatë këtyre gati tetë muajve sa më mbajnë të izoluar, për arsye kryekëput parimore dhe asnjëherë për shkaqe personale, nuk e kam pranuar z.Ahmet Hasolli për avokat timin. Pra, jo për atë se ai ishte Ahmet Hasolli por për shkak se unë nuk kam dashur avokat, kurrfarë avokati.

Ahmet Hasollin e ka caktuar gjykata të cilën nuk e njoh. Ai për mua gjithherë ishte vetëm një vendim i gjykatës të cilën nuk e pranoj.

Megjithëkëtë, disa shokë të mi juristë më kanë thënë se, përkundër të gjithave, në rastin tim Ahmet Hasolli ka punuar me një cilësi që është mbi mesataren e avokatëve te ne. Fatkeqësisht, unë nuk mund ta falënderoj për këtë gjë. Por, i falënderohem dhe i jam mirënjohës Ahmet Hasollit për këtë dorëheqje ndonëse të vonuar.

Me këtë rast u bëj thirrje avokatëve shqiptarë që të mos më bëhen avokatë.

Pra, u bëj thirrje që të mos më mbrojnë dhe kësisoj të më bashkohen në sulmimin e gjykatës. U bëj thirrje avokatëve që të mos e pranojnë emërimin që gjykatat e UNMIK-ut mund t'ua bëjnë në këtë proces kundër meje. Avokati për mua i gjykatës kundër meje është mëshira e gjykatës. Unë s'dua mëshirë. Le të duken të pamëshirshëm. Zaten, ashtu siç në thelb janë. Unë dua drejtësi. Por, rruga e drejtësisë kalon duke i luftuar ata, duke e luftuar padrejtësinë e tyre në të cilën ata janë të reduktueshëm.

Duam të bëhemi të pavarur, apo jo? E, pra, le të bëhemi atëherë, duke mos iu bindur atyre që na sundojnë pa na dhënë llogari, atyre që me ligj s'mbahen përgjegjës, atyre që nuk janë mbi ligjin vetëm sepse janë vetë ligji. Arbitrariteti i gjyqësorit që është i gërshetuar me ekzekutivin ndërkombëtar në Kosovë nuk ka legjitimitet dhe s'mund të funksionojë pa bindjen dhe dëgjueshmërinë tonë. Atëherë, le të mos u bindemi, le të mos iu nënshtrohemi. Po, pra, le të bëhemi (të pavarur).

 

 


                                           shkruan  Behxhet SH. SHALA

 

ISHINGERI DHE MINHAUZENËT E EKIPIT TË UNITETIT!

 

Kur pëerfaqësuesi i BE –së në Trojken ndërmjetësuese në bisedimet per “ statusin “ e Kosovës, Volfang Ishinger, kohë më parë pati deklaruar se ndarja e Kosovës është një ndër opcionet e mundshme që qarkullon nëpër tavolinat e kancelarive vendosëse, anëtarët e Ekipit të Unitetit reaguan shumë “ashpër”, në “mbrojtje” të tërësisë territoriale të Kosovës anipse më parë i patën bërë rrush dhe kumbulla 2500 hektarë që Serbia ia dhuroi Maqedonisë , në emër të përkufizimit të kufirit midis Serbisë dhe Maqedonisë.

 

Ndamja e Kosovës nuk u hoq si mundësi për shkak të kundërshtimt dhe refuzimit të Ekipit të Unitetit apo vendosmërisë së tyre për ta “mbrojtur” territorin e Kosovës, por shkaku se pikërisht Serbia ishte ajo që e kundërshtonte ndarjen e Kosovës me pretekst se nuk dëshiron ta ndajë territorin e saj! Tërësinë territoriale ia garanton Rezoluta 1244 e OKB –së. U sulmua dhe u kërkuan sqarime nga z. Ishinger pse e tha një të vërtetë. Dihet se zoti Ishinger, si përfaqësues i BE –së në këto bisedime nuk e përfaqëson veten e tij por një mekanizëm shumë kompleks, andaj, në një mënyrë është edhe zëdhënës i atij mekanizmi apo një përçues i qëndrimeve dhe vendimeve politike të këtij mekanizmi. Ndryshe, pas “ gafit “ të parë, ai më nuk do të ishte më në ekipin ndërmjetësues të Trojkës, po të vepronte kokë më vete. Së fundi, përsëri i njejti diplomat, pra zoti Ishinger, i deklaroje një gazete angleze “ The Independent “ se pavarësia e Kosovës nuk është fare në rendin e ditës të bashkësisë ndërkombëtare porse më shumë mund të flitet për modalitetin e preferuar të BE –së, status të mbikqyrur rreptë nga bashkssia ndsrkombstare, diçka si njs variant i modifikuar i UNMIK-t por ns njs trajts tjetr ts BE – ss! Merreni me mend si do të dukej kjo! Të hiqet shala , të zë vend samari, në vend të qenit tash të kafshon zagari! Edhe kësaj radhe pati reagime të “forta” të anëtarëve të Ekipit të Unitetit, të cilët u zotuan se do të kërkojne sqarime nga diplomati gjerman , Volfang Ishinger. Dhe, për çka? Sepse përsëri z. Ishinger e foli të vërtetën, asgjë më tepër! Më vonë, si në rastin e parë ishin do sqarime për keqinterpretim të deklaratave të zotit Ishinger, sa për ta qetësuar opinionin. Në të dy rastet zoti Ishinger kishte të drejtë, jo pse i lëshoi në emitim idetë e tija por shkaku se i lëshoi në qarkullim balonat provues me të cilët testohej reagimi i opinionit të Kosovës dhe jo reagimi i Ekipit të Unitetit ngase reagimi i tyre është tashmë shumë i njohur, është bërë legjendar sa i përket fleksibilitetit! Këta të Ekipit të Unitetit sillen si të semurët nga meningjiti, shikimin e fokusojnë vetëm në një pikë, në Dragodan apo Arbëri siç kanë dëshirë ta quajnë patriotët e rendit të ri “ demokratik”, të cilët , duke u thirrur në mbrojtjen e vullnetit të popullit, pikërisht janë ata që e shkërdhyen këtë vullnet. Për ta nuk është me rëndësi sa vota do t’i fitojnë sepse Zeusi i Dragodanit është votuesi Suprem, me të drejtën e votës deliberative pra, ai/ ajo, Zeusi i vulos rezultatet e zgjedhjeve, i përcakton koalicionet e lejuara apo i ndalon ato që nuk lejohen, e freskon qeverinë me njerëz të saj, i eliminon “ kundërshtarët “ e pavarësisë, i fut në burgje ata që e kundërshtojnë dhe banesat i shndërron në burgje, me metoda alkimiste kriminelët i bënë politikanë ndërsa politikanët e vërtetë i kriminalizon, autonominë na e servirë si pavarësi, përuljen, nënshtrimin dhe kapitulimin përpiqet t’i shes si model i paparë deri me tani i qëndrimit dinjitoz, patriotizmit dhe edukimit qytetërues, i “lexon “ mediat e shkruara, i përcjell rregullisht mediat elektronike (mos mendoni se unë po them se i kontrollon të gjitha, mundet vetem pak , afërsisht 95%), OJQ-të i ka shndërruar në lypsarë dhe denoncues që paguhen me projekte të caktuara etj. Këta do t’i fitojnë votat e Zeusit dhe do ta udhëheqin Kosovën, drejt fitoreve të reja! Këta do ta fitojnë bekimin , dashurinë, simpatinë dhe përkrahjen e Zeusit, këtij diktatori në hije në Kosovë, që të padëgjueshmit i godet shpejt dhe pamëshirshëm me rrufetë e tij/ saja! Si deri më tani ! Këta do të ofrojne Traktate miqësie në kushte armiqësie e që nuk i kanë shkruar vet por i kane marrë të përkthyera nga zyrat e Dragodanit. Dhe, këta ia paskan dhënë dorën e fundit tekstit të këtij Traktati, apo siç thonë ata e kanë finalizuar këtë tekst. Vetëm kanë harruar t’iu kërkojnë falje kriminelëve që vranë mbi 10.000 civilë shqiptarë, dhunuan me mijëra nëna, gra, motra dhe vajza tona, dogjen mbi 100.000 objekte banimi dhe afariste, zhdukën mbi 2000 qytetarë të Kosovës (pjesa dërmuese shqiptare),  Kosovën e shndërruan në territor të varrezave masive dhe organizuan “pikniqe “ për të ekzekutuarit dhe të masakruarit shqiptarë në relacionin Kosove – Batajnicë, Peruqac dhe Bajina Bashta. Nëse kësaj i shtohet edhe angazhimi i Ekipit të Unitetit për statusin e Kosovës atëherë teksti i plotësuar i këtij Traktati do të bëhet i pranueshem edhe për Serbinë. Për t’u nënshkruar Traktati i miqësisë duhet të eliminohen shkaqet që kanë prurë deri te armiqësia, duhet të bëhet një dekontaminim nga kriminelët, serbët t’i luftojnë kriminelët e tyre ndërsa shqiptaret duhet t’i luftojne kriminelët e tyre dhe ky është parakushti i parë dhe fundamental për krijimin e një ambienti të nënshkrimit të një Traktati eventual, jo miqësie por Traktat për durim reciprok e pastaj, me kalimin e kohës dhe varesisht si do të zhvillohen ngjarjet, do të nënshkruhej Traktati për miqësi.Dhe besoni, këta mund ta bëjnë edhe këtë. Dhe do ta bëjnë! I vetmi që tani dallohet për një qëndrim pozitiv dhe konsekuent eshte kryeministri Agim Çeku. E pati filluar keq por duket se fundin do ta ketë të mirë. Ka arritur, nëse e mban deri ne fund, që të distancohet nga mjeranat tjerë! Nuk ka asgje më keq se kur njeriu vdes për së gjalli!

 

Në këtë javë u bë promovimi i librit të Albin Kurtit dhe njëkohësisht filloi gjykimi i montuar politik. Në promovim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve që tregon se gjërat kanë filluar megjithatë të lëvizin, në drejtim të vetëdijësimit dhe të domosdoshmërisë që edhe në këtë mënyrë të manifestohet një padëgjueshmëri qytetare meqë ishte një solidarizim me “ armikun e popullit “ si dhe “ kundershtarin e pavarësisë “! Kjo ishte ajo përkrahja verbale për Albinin dhe “ Vetëvendosjen “ ndërkaq ka munguar ajo përkrahja praktike. Përkrahja do të ishte efektive nëse të gjithë të pranishmit do të shkonin te banesa e Albinit dhe ta sillnin ta thoshte fjalën e vet e jo t’a lexojë dikush tjetër atë fjalë. Me një fjalë, ta nxirrnin referendumin dhe vetëvendosjen nga arresti shtëpiak ndërkaq që pjestarët e SHPK –së t’i dërgonin në pushim të merituar sepse janë lodhur duke e ruajtur Albinin 24 orë, panderprerë. Se Kosova është vend i paradokseve deshmon fakti se pikërisht në ditën kur në sallën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kryetari i trupit gjykues, Mauricio Salustro në mënyrën më primitive e diskriminonte Albin Kurtin, duke u sjellur tamam si rrugaç, në njërën nga sallat e hotelit Grand filloi fushata kundër diskriminimit e organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe e mbështetur nga OSBE dhe ndërkombetarët e tjerë! Dy herë jam dënuar politikisht nga gjyqet jugosllave, kam monitoruar dhjetëra procese politike në Kosovë para dhe në prag të luftës, madje edhe në tribunalin e Hagës por, asnjeherë nuk jam përballur me arrogancë, injorancë dhe paturpësi sikur në procesin ndaj Albin Kurtit, të datës 19 shtator 2007 e udhëhequr nga gjykatësi i UNMIK –ut, italiani, Mauricio Salustro! Aty jam bindur se ku jemi ne, si trajtohemi ne, ku është Kosova dhe ku do të jetë Kosova! Atij farë gjykatesi i ka munguar vetëm kamxhiku dhe te kompletohej mozaiku i nje gjykimi në rrethanat e një kolonializmi më të egër të mundshëm! Ngase , Albin Kurti ashtu trajtohej, si rob e jo si njeri apo i akuzuar! Nuk më ka rënë në sy apo të kem dëgjuar për ndonjë reagim të së ashtuquajturës Shoqatë për të Burgosurit Politikë të Kosovës, me rastin e fillimt të gjykimit politik të montuar ndaj Albinit. Me gjasë, këta e ndajnë mendimin me UNMIK –un, zyrat e huaja dhe Ekipin e Unitetit, Albin Kurti është kriminel andaj nuk mund të trajtohet si i burgosur politik! Po të pyetej “ shoqëria civile “ , Albin Kurti moti do të trajtohej si Tefik Çanga (nese nuk e keni dëgjuar këtë emër pyetini prindërit apo mësuesit e historisë që kanë punuar me planprogramet shkollore të Sinan Hasanit, ata iu tregojne)!

Nuk më ka ngjarë që në keto vite të fundit të degjoj një propozim më të paturpshëm dhe më të ulët se propozimi për miratimin e ligjit për përgjegjësitë dhe të drejtat e deputetëve, pasi ta kenë perfunduar mandatin e tyre! Lakmi aq të madhe për diçka që nuk e kanë merituar me angazhimin e tyre, vështirë se mund t’i kuptojë njeriu. Aq më parë që në mesin e delegatëve ka mjaft ish te burgosur politikë dhe ish luftëtarë të ish UÇK –së të cilët kanë vuajtur dhe luftuar për do qëllime tjera. Së paku ashtu thonin. E tash e keni të qartë pse ky Kuvend u pajtua që Adem Demaçi ta ketë pensionin 40 euro dhe të shndërrohet në rast social, pasi bëri 30 vjet burg! Sepse e tradhëtuan shokët e “ idealit” dhe të luftës. Shokët e hamamit, që për interes personal do t’i tradhetonin edhe 1 miliard e 500 milionë ademdemaça e ndoshta edhe më shumë! E tradhëtuan ata që në emër të luftes u bënë milionerë ndërkaq ushtarët e tyre shiten në treg, për 5 euro në dite dhe ndahen shumë të kënaqur nëse gjejnë punë edhe për ato 5 euro. E tradhëtuan ata që i vodhën paratë e luftës, paratë me të cilat duhej të blihej armatimi, të mbrohej jeta, të nisej jeta! A keni degjuar që dikush, pas përfundimit të luftes të ketë ardhur dhe të ketë thënë se i kane tepruar një markë apo 1 milion marka?! Apo nëse dikush ka dhënë llogari nga ata të Fondit të Republikës së Kosovës.?! Asnjëherë, paratë e vjedhura, nga gjaku dhe djersa i kane futurë në biznese të pista, janë bere “ biznesmen”, në mënyrën më të paturpshme e kanë bërë shpërlarjen e parave, të cilave ende iu vjen era gjak dhe djersë ! Ata kanë bërë politikë në Kosovën e pasluftës, ata po bëjnë politikë sot dhe ata po perpiqen të bëjnë politikë në të ardhmen. Ata e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje, ata kane vrarë Arben Xheladinin, Mon Balajn, ata e kanë burgosur dhe e mbajne Albin Kurtin në burg! Ata e vranë Triumf Rizën dhe do të vrasin edhe shumë të tjerë! Vetëm të mbesin aty ku janë. Nuk munden pa para që nuk iu vjen era gjak dhe djersë. Por jo era e gjakut të tyre e lëre më për djersën e tyre!

E tash nje fjali per statusin e Kosoves, edhe pas 10 dhjetorit shkojmë më tutje, bisedimet vazhdohen, fillimisht për 60 ditë, për do përafrime të pozicioneve, edhe pak angazhime shtesë, keni durim! Pastaj do të kemi bisedime serioze!

 

Nje sqarim per minhauzenet: grofi Minhauzen ka qenë sinonim i rrenës, mashtruesit, injorantit ama ka qene Grof, titull aristokrat. Me sa e di unq, nq mesin e Ekipit tq Unitetit është vetëm një aristokrat, nuk po i a permendi emrin, e pranoj, nga frika meqë një ditë e kam parë se si shoqërohej nga dy truproja. Jeta është e ëmbël!

 

 


Blog EntrySep 25, '07 2:40 PM
for everyone

                                             shkruan  Albion Topia

 

Përleshja te O.K. korali !

 

Në qytetin Tombstone të Arizonës, në prerjen e rrugës së tretë dhe asaj Fremont këtu e 126 vjet më parë u përleshën Doc Holliday dhe vëllezërit Erp në njërën anë, me bandën e Clantonëve dhe McLaurëve në anën tjetër. Këtu nisi rrëfimi, përralla, legjenda, miti… Nisi dhe përshkoi kontinentin, mandej botën, mbushi shtypin e kohës, u përjetësua në shirita celuloidi…!Përleshja te O.K.korali!

 

Një major i KFOR-it amerikan një ditë krejt troç më tha;

-Ju jeni si kaubojët!

Nuk e kisha të qartë se më bënte lajka apo më qortonte, prandaj nuk u durova pa e pyetur; Si sheriffët apo banditët?

U habit!

-Po ata ishin të njejtë ore mik.

-Vallë, kështu na sheh, e pyeta sërish?

-Nuk ju shoh kështu, kështu jeni!!! Keni aq shumë gjëra identike me perëndimin tonë të egër. Megjithëse 125 vjet zhvendosje kohore fryma e përleshjeve rëndon në ajër. Ne, atë frymë tashmë e kemi konservuar nëpër arkiva, shirita filmi, stripa, shfaqje teatrale, vepra artistike, e këtu e gjejmë

LIVE. Ka vetëm një dallim, vazhdoi. Motivet janë të kaubojve ndërsa dekori I gangsterëve.

-Jemi më të përsosur do të thotë, e pyeta prap?

- Pa asnjë dyshim… u përgjigj.

Ja që në një segment ia paskemi shkuar edhe amerikës ishte mendimi i vetëm që më shkrepi në atë moment!

Si duket kjo bisedë më shtyri të interesohem më shumë për “Përleshja te O.K.korali”. Pasi shfletova dhe lexova me kujdes të gjitha detajet dhe e kthjellova mirë imazhin e krijuar nga filmat në këtë temë, nuk mund të them që u kaplova nga ndonjë impresion i jashtëzakonshëm. Kishte diçka shqiptare në gjithë këtë legjendë! Kur them shqiptare, mendoj diçka të njohur, të natyrshme, të zakonshme edhe për mua!!! Fyerja, kodoshllëku, inati, grushti… alltia, kallashnjikovi, eksplozivi! Domosdo dhe femrat, si shkas, motiv, nxitje!

Hulumtimi për të zbuluar më shumë rreth origjinës së akterëve më dëshproi fare. Edhepse u përpoqa të gjej ndonjë lidhje eventuale të ndonjërit nga protagonistët e kësaj legjende me shqiptarët, doli se lidhje e tillë nuk ekziston. E si ka mundësi që kaubojët e dikurshëm të ishin aq të ngjashëm me ne, sot? Si arriti kanuni ynë atje (nëqoftëse determinoi jeten dhe vdekjen, ndëshkimin dhe dënimin, nderin e guximin…), në perëndimin e egër, këtu e 200 vjet më parë? Si e përvetësuan “të drejtën për drejtësi”, hakmarrje, turpin e larë me plumb, gjakun për gjak, të gjitha këto veçori tonat që na shquajnë edhe sot?

E çuditshme. Kaubojë dhe shqiptarë, e njekohësisht asnjë lidhje e drejtpërdrejtë gjaku me ne!

S’do mend që ka ndonjë lidhje tjetër, nëse jo lidhje gjaku! Mund të jetë krejt mistike, spirituale, telepatike! Diçka që nuk zbërthehet dhe shpjegohet logjikshëm. Diçka instiktive, shtazarake, morbide, bizarre, por që nga mendja e mbyllur (e perëndimit të egër dikur, e jona-sot) konsiderohet heroike, epike, burrërore, merreni me mend edhe humane!!!

Vallë, sa shumë janë rrënuar vlerat tona morale, mund të pohoj dikush! Apo ndoshta asnjëherë ato nuk i kishim krijuar as sipas kanunit dhe as sipas ligjeve!?

Në atë shoqëri ku një fishek kushton 10 cent, sa kushton jeta? Në një vend ku të pafajshmit mbyllen në burgje e kriminelët (kauboj) vendosin rregull, si quhet sistemi gjyqësor? Në një hapësirë të ngushtë me kaq shumë armë të paligjshme kush kend e mbronë? Kush kend e vret? Kush kend e hedh në ajër? Kush kujt i jep llogari? Në një qytet ku rrënohen shkollat për t’u zëvendësuar me faltore dhe të premteve xhamitë gumëzhinjë nga “selamun-alejkum”, ku sheh mjekrra e tlina të shkurtëra si në Guxharat, a vlenë t’i lutesh zotit? S’e vlenë, sepse jam i sigurtë që edhe zoti i shmanget vendeve të rrezikshme! Ai nuk ishte në Tombstone atëbotë kur ndodhi përleshja. Ai, gjithashtu nuk banon sot as këtu, në Kosovë. Edhe nëse na viziton shkurtazi, këtë e bën në konfidencë totale dhe i veshur me antiplumb. Po jeta i dhimbset edhe zotit dhe kjo është fare normale. E jeta këtu kushton… sa një lollypop!

Sa keq! Në vend që të shtrenjtohet jeta këtu shtrenjtohen artikujt tjerë!

Sot, duke kaluar rrugës nëpër sheshin Bill Clinton dëgjova një grindje fëmijësh:

-Mos ma merr lollipopin, imi është…

M’u bë sikur çunaku të këlthiste; -Mos ma merr jetën!

Vërtetë u trishtova! Por, edhe trishtimi këtu kushton lirë. Aq lirë sa që mund ta marrësh falas dhe në sasi ta pakufizuara.

Një ditë, kur edhe ne ta konzervojmë “perëndimin tonë të egër”, mund të mbetet legjenda. Po gjithsesi, sepse ato krijohen vazhdimisht dhe kudo! E më së shumti aty ku nuk banon shteti.


Blog EntrySep 20, '07 9:40 AM
for everyone

                                        Albin KURTI

 

(Fjala ime në gjykatë që nuk m’u lejua të lexohet)

 

Seanca e sotme gjyqësore kundër meje u ndërpre. Gjyqtari Maurizio Salustro nuk më lejoj të flas. Unë e kisha përgatitur fjalimin tim në shqip dhe anglisht. Pra, që unë ta lexoj në shqip kurse përkthyesja në anglisht. Gjyqtari Salustro ia grabiti letrën prej dorës përkthyeses, ma ndali fjalën dhe e zbrazi sallën. Rifillimi i seancës u bë vetëm sa për ta shpallur atë të përfunduar. Ju lutem botojeni këtë tekst në vijim i cili paraqet fjalën time të ndaluar.

 

 

Unë s'e pranoj këtë trup gjyqtarësh sepse:

1) Ju nuk jeni të paanashëm – siç do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon që ju e favorizoni prokurorinë dhe tashmë presupozoni që jam fajtor.

2) Ju po e mbështetni diskriminimin dhe parregullsitë procedurale të cilat m'i shkelin të drejtat dhe liritë e mia fundamentale.

3) Ju nuk jeni të pavarur – ju jeni caktuar dhe ia keni dhënë betimin PSSP-së dhe UNMIK-ut, të dy këta të konsideruar të jenë edhe palët e dëmtuara, e edhe ndjekësit në rastin tim.

 

Më konkretisht, refuzimi im bazohet në faktet e mëposhtme:

Para së gjithash, unë nuk e pranoj këtë panel duke iu referuar parimit të paanshmërisë të përcaktuar në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, neni 6.1; të drejtës për gjykim të paanshëm neni 6 i së njëjtës, dhe neni 10 i Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (Dhjetor 1948); si dhe parimi i mbrojtjes së pafajësisë përderisa nuk provohet e kundërta, e përcaktuar sipas nenit 11 të së njëjtës deklaratë.

Federata Ndërkombëtare e Helsinkit (FNH) ka deklaruar se procedurat ligjore në këtë rast duket ta favorizojnë prokurorinë. Animi i gjyqit u bë evident menjëherë në fazën fillestare të kur gjykatësi iu afrua prokurorit pa prezencën time dhe e pyeti: "ÇKA DËSHIRON QË UNË TË BËJ NË VIJIM". Amnesty International (AI) ka ripohuar që gjykatësit ndërkombëtar në Kosovë kanë prirje të favorizojnë prokurorinë dhe se paanësia dhe se paanshmëria as që tentohet.

Duke qenë këtu, secili prej juve gjykatësve ka shfaqur pëlqimin për padinë dhe aprovimin e një numri premisash dhe deklaratash false, duke treguar se tashmë e ka ndarë mendjen për mua. Duket se gjykimi tashmë ka ngjarë dhe se ju tashmë e keni marrë vendimin – fajtor është:

Për shembull, përderisa padia thotë qartë që "Z. Kurti nuk është penalisht përgjegjës për vdekjet e shkaktuara nga veprimet e policisë" më 10 shkurt, prokuroria ashtu edhe gjykatësit në këtë rast, në mënyrë konsistente dhe që prej fillimit kanë lënë të nënkuptohet që unë jam përgjegjës për këto. Më 17 prill, raporti i përkohshëm i Prokurorit të Veçantë, Robert Deanit, ka qartësuar se përgjegjës për vrasjet e 10 shkurtit kanë qenë policët rumun. Raporti përfundimtar i Deanit i datës 2 korrik, ka identifikuar një shkëputje në zinxhirin komandues, si dhe përgjegjësitë e paqarta operacionale si shkaktarë shtesë. Përkundër kësaj, më 13 shkurt, prokuroria i referohet rrezikut që paraqes unë për "organizimin e një tjetër demonstrate të dhunshme e cila do të çonte në humbjen e jetërave të njerëzve". Çuditërisht, katër muaj pas, më 13 qershor – dy muaj pas raportit të përkohshëm të Deanit dhe nëntë ditë pasi që padia thotë se unë nuk jam përgjegjës për vdekjet gjykatësi Peralta vazhdon t'i ndërlidhë kinse krimet e mia me vdekjet.

Më 13 shkurt prokuroria ma mvesh, dhe gjykatësi e pranon se përfaqësoj një "model aktivitetesh" që do të "shkaktojnë rrezikim dhe dëmtim të pronës dhe jetës", dhe se ky model është duke u "përkeqësuar". Ky përfundim ofendues bëhet pa e shpjeguar se në çka konsistoka ky "model" i shpikur – kurrë në jetën time nuk kam lënduar njëri e as që jam akuzuar për lëndimin e ndokujt. Ashtu siç kurrë në jetën time nuk kam shkaktuar rrezik të përgjithshëm apo dëmtuar pronën në masë të madhe. Duke i bërë këto supozime qesharake, prokuroria po i portretizon mashtrueshëm aktivitetet e mia të mëparshme dhe po përdor këtë përfytyrim të pavërtetë për të paragjykuar karakterin tim dhe për të parashikuar veprimet e mia të ardhshme.

Një premisë kryekëput e pavërtetë e padisë është parashikimi i veprimeve të mia, madje edhe faji, bazuar në fajin tim të presupozuar nga demonstrata e 28 Nëntorit 2006. Kjo lidhje nga prokuroria ndonjëherë është bërë drejtpërdrejt, e ndonjëherë tërthorazi. Nuk jam gjykuar, sigurisht as dënuar apo shpallur i fajshëm për ndonjë gjë që ka të bëjë me demonstratën e Nëntorit. Edhe sipas standardeve të sistemit tuaj, kjo ngjarje nuk mund të shfrytëzohet si "provë" në këtë rast.

Arsyeja e dytë e refuzimit të këtij paneli gjyqtarësh është që, duke qenë këtu, ju keni aprovuar diskriminimin dhe një numër parregullsish në procedimet e rastit kundër meje. Procedimet kanë shkelur të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar në nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut; liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, neni 9 i po të njëjtës deklaratë; parimi i ruajtjes së pafajësisë përderisa të provohet fajësia, neni 11; dhe nenet 9 e 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, lidhur me të drejtën e burgosjes së drejtë dhe gjyqit të paanshëm.

Unë nuk përfaqësohem këtu nga askush përveç vetes sime. Avokati Ahmet Hasolli, i ashtuquajturi avokati im mbrojtës, është emëruar nga ju, dhe unë nuk e njoh atë. Materialet për rastin sugjerojnë se kjo mosnjohje është reciproke, dhe se përkushtimi i Hasollit ndaj meje dhe rastit tim është i dobët: ai kishte munguar gjatë marrjes në pyetje të një numri dëshmitarësh, në rastet tjera të marrjes në pyetje ai kishte ikur në gjysmë të procesit, dhe në ato pak raste që kishte qenë i pranishëm, kishte shtruar pyetje të pakta dhe të brishta. Kjo edhe më tepër e shkel parimin e barazisë së palëve.

Që më 15 shkurt, Amnesty International (AI) vazhdimisht ka shfaqur shqetësimin pse dëgjimet e rastit tim nuk kanë qenë të hapura për publikun, kanë filluar para se të deklarohen akuzat kundër meje, dhe për faktin se nuk jam lejuar të marrë pjesë në to. Gjatë kohës sa isha në paraburgim, FNH-së iu ndalua qasja për të më vizituar në burg, kurse KMDLNJ-së iu lejua që të më vizitonte por vetëm një herë në muaj. Njerëz tjerë, sikur William Walker menjëherë u lejuan të më vizitojnë vetëm për të bërë trysni që të mos organizojmë demonstrata tjera.

FNH ka shprehur shqetësimin edhe për bazën ligjore të paraburgimit tim para gjykimit. Për më tepër, nuk ka kurrfarë justifikimi për kufizimet rigoroze gjatë arrestit shtëpiak. Unë jam personi i parë gjatë tetë viteve të fundit i cili është duke u mbajtur në arrest shtëpiak me roje 24 orëshe policore te dera. Gjatë arrestit të parë shtëpiak, jo vetëm që nuk më është lejuar dalja nga shtëpia, por edhe kontakti me mediat, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s dhe me të gjithë personat tjerë përveç tre prej katër anëtarëve të familjes sime. Këto kufizime ma kanë shkelur të drejtën në paraburgim të drejtë (Neni 9.3. KNDCP), si dhe lirinë e të shprehurit dhe shoqërimit. Siç ka theksuar AI, paraburgimi nën kushte të tilla rigoroze, posaçërisht para ngritjes së akuzës, është privim flagrant nga liria.

Siç është cekur nga FNH, nuk është e qartë pse jam kategorizuar si i burgosur "A". Edhe më serioz është fakti se as unë (as i ashtuquajturi avokat imi) nuk jemi informuar për këtë kategorizim dhe implikimet që ai ka. Kjo e shkel parimin e palëve të barabarta. Nuk më është lejuar të apeloj kundër këtij vendimi, siç nuk më lejohet të apeloj kundër vendimit final në këtë rast, madje as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Çka është më e rëndësishmja, do të duhej të isha gjykuar prej vendasve të mi. Ju jeni gjyqtarë ndërkombëtar me pak ose aspak njohuri për politikën dhe kulturën e Kosovës, historinë e demonstratave këtu dhe efekteve të tyre politike, apo shoqërinë tonë të pasluftës. Njëkohësisht nuk keni fare njohuri për luftën time të padhunshme dhjetëvjeçare për çlirim nga Serbia dhe me platformën time koherente politike. Ju jeni të huaj edhe ndaj historisë sime dhe historisë së popullit tim – pushteti juaj ju mundëson suspendimin e asaj historie.

 

Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishmja pse ju refuzoj, trup i gjyqtarëve, është se ju nuk jeni të pavarur. Ky rast është njollosur prej konflikteve serioze të interesit dhe shkel shumë prej të drejtave të mia fundamentale: të drejtën e barazisë para ligjit, të përcaktuar me nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut; të drejtën për gjykim të paanshëm dhe parimin e ruajtjes së pafajësisë deri në shpalljen i fajshëm, nenet 9 dhe 14 të Paktit Ndërkombëtar të të Drejtave Civile dhe Politike lidhur me arrestimin, burgimin dhe gjykimin e paanshëm. Gjyqi vazhdimisht është ankuar për qëndrimin tim shpërfillës ndaj UNMIK-ut dhe gjyqeve. Por në të vërtetë, janë zyrtarët e "drejtësisë" në këtë rast që kanë treguar përbuzje ndaj meje duke m'i shkelur të drejtat fundamentale.

Secili prej jush si gjyqtar ndërkombëtar ia ka bërë betimin PSSP-së i cili po ashtu renditet si palë e dëmtuar në këtë rast. PSSP është ai që ju emëroi, ashtu siç i emëroi të gjithë gjyqtarët ndërkombëtar në Kosovë. Prandaj ky rast është njollosur nga anime të pështira dhe konflikte interesi, përderisa UNMIK-u gjendet si palë e dëmtuar, palë akuzuese dhe gjykuese. Sistemi gjyqësor në Kosovë është pjesë e Shtyllës së Parë të UNMIK-ut prandaj është i gërshetuar me ekzekutivin. Nuk ka ndarje të pushtetit, gjë që paraqet një prej parimeve themelore demokratike. Siç është bërë e ditur prej FNH-së dhe Human Rights Watch, gjyqësori në Kosovë nuk është mjaft i pavarur, i përgjegjshëm dhe transparent. Asnjëri prej jush, gjyqtarë (as ju prokurorë) nuk jeni të përgjegjshëm ndaj popullit tim. Të gjithë jeni imun ndaj ligjit të cilin po e zbatoni mbi mua. S'ka kurrfarë mekanizmi llogaridhënieje që të mbikëqyrë veprimet tuaja. Një pushtet i tillë arbitrar s'mund të jetë legjitim.

Përqendrimi i punës time ka të bëjë me kundërshtimin e UNMIK-ut dhe PSSP-së si shprehja më e e lartë e rendit antidemokratik. Unë e konsideroj përgjegjësi timen ta sfidoj sistemin e imponuar nga UNMIK-u, të tregoj mospajtueshmëri ndaj tij, ta kundërshtoj paqësisht dhe t'i konfrontoj organet e tij shtypëse dhe autoritetet jopërfaqësuese. Kjo e bën paanshmërinë në gjykimin tim përbrenda këtij sistemi absolutisht të pamundshme.

Që prej demonstratës së 10 shkurtit, një numër përfaqësuesish të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare kanë dhënë deklarata publike diskredituese për mua dhe VETËVENDOSJE!-n, duke i portretizuar aksionet tona si të dëmshme për procesin e statusit të Kosovës. Në deklaratën e parë të Ekipit të Unitetit pas demonstratës së 10 shkurtit thuhet se "protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, me ç'rast humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë (…) krijuan tensione të veçanta, të cilat shkojnë kundër stabilitetit dhe interesave të përgjithshme të Kosovës. Shefi i Zyres Britanike në Prishtinë, David Blunt, u deklaroi mediave se Grupi i Kontaktit ishte i shqetësuar që protesta e VETËVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinë personale të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit për Siguri ka gënjyer në TV dhe ka thënë se demonstruesit kanë përdorur koktel Molotovi. Në muajin gusht, pra shumë më vonë, zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani ka thënë se unë e "kam udhëhequr një protestë të dhunshme" dhe ka nënkuptuar se unë isha përgjegjës për dy vdekjet. Ajo çka mendojnë këta zyrtarë është që veprimet e mia të kundërshtimit të padhunshëm demokratik po i dëmtojnë vetë ata, autoritetet që po lëshojnë deklarata të tilla. Gjatë kësaj periudhe të negociatave për statusin, të cilat i kundërshtoj fuqishëm, është në interes të këtyre autoriteteve, duke përfshirë këtu UNMIK-un, që ta heshtin zërin tim dhe të më izolojnë prej popullatës e cila potencialisht mund të më bashkohet për t'i kundërshtuar ata. Siç ka vlerësuar Instituti Gjerman i Politikave Evropiane, UNMIK-u ka krijuar një "kulturë të shtypjes sistematike" të kriticizmit në mënyrë që ta paraqesë Kosovën si tregim të suksesshëm.

Ju, gjyqtarë dhe prokurori jeni pjesë e UNMIK-ut. Ju, jo vetëm që keni pranuar shpifjet e bëra në shtyp, por ju edhe i keni përfshirë ato në qasjen tuaj për rastin tim. Për shembull, më 7 maj 2007, prokuroria në mënyrë eksplicite përdori angazhimin tim politik si një argument për vazhdimin e paraburgimit. Gjatë qëndrimit tim pesëmujor në burg, prokurori më mori në pyetje vetëm një herë (më 1 mars 2007) për gjysëm ore, që tregon se izolimi ka qenë prioritet më i madh sesa hetimi. Raporti i Deanit për ngjarjen e 10 shkurtit, i cili e përkufizoi reagimin e policisë si joproporcional, të evitueshëm dhe të panevojshëm, dmth. ilegal, nuk është konsideruar në rastin tim. Përkundër përfundimeve të raportit të Deanit për reagimin e pakontrolluar policor dhe dhunën policore, jam unë dhe jo policët ata që akuzohen për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe thirrjes për dhunë. Krejt kjo e ndriçon njëanëshmërinë dhe mungesën e pavarësisë së gjyqit.

Mungesa e pavarësisë në anën e gjyqtarëve dhe prokurorëve është po ashtu evidente në portretizimin e VETËVENDOSJE!-s në këtë rast. Sistematikisht dhe që nga fillimi VETËVENDOSJE!-n e kanë paraqitur si kriminale, vandale dhe të rrezikshme, e cila nuk synoka asgjë tjetër përveç shkatërrimit dhe destabilizimit. Ky keqpasqyrim ka për intencë të më kriminalizojë mua dhe ta margjinalizojë lëvizjen duke e paraqitur atë si të skajshme. Në të vërtetë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje politike e padhunshme dhe vullnetare. Askush nuk paguhet ose detyrohet që të jetë në VETËVENDOSJE!. Qëllimi ynë konkret është mbajtja e referendumit për popullin e Kosovës, duke e bërë statusin e Kosovës vendim të popullit, dhe jo vendim të burokratëve të papërgjegjshëm. Fokusi ynë është që të problematizojmë sistemin politik (duke kundërshtuar UNMIK-un si administratë neokoloniale) dhe jo dallimet etnike. Posaçërisht gjatë kësaj kohe politikisht të ndjeshme, ne besojmë që është me rëndësi orientimi demokratik i pakënaqësisë politike e shoqërore të popullit kundër regjimit dhe jo kundër grupeve etnike.

Qëllimi i demonstratës sonë të 10 shkurtit ishte veçanërisht shprehja e pakënaqësisë sonë politike ndaj negociatave për statusin me Serbinë dhe kundër rezultatit të tyre (pakos së Ahtisaarit), e cila besojmë që Kosovës nuk do t'i sjellë asgjë përveç konflikteve të përtërira dhe krimeve të gjera. Deri para 10 shkurtit, askush bile nuk u lëndua në demonstratat e VETËVENDOSJE!-s, kurse atë ditë ishte policia që shkaktoi rrezik të përgjithshëm, dëmtim, lëndime dhe vdekje, e jo ne. Të gjithë pjesëmarrësit në aksionet tona kanë respektuar parimet e lëvizjes sonë, përfshirë këtu edhe thirrjen për sjellje të padhunshme. Këto parime janë përfshirë edhe në materialet e prokurorit për rastin tim.

E drejta e tubimit, liria e shprehjes dhe ajo e lëvizjes na janë akorduar sipas Deklaratës Universale të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në nenin 20 dhe në Paktin Ndërkombëtar të të Drejtave Politike dhe Civile, neni 21. Shkelja e këtyre, dhe të drejtave tjera, për hatër të interesave apo levërdisë politike është e papranueshme. Në demonstratën e 10 shkurtit këto të drejta na janë mohuar kolektivisht. Kurse në rastin tim më janë mohuar individualisht të drejta universale njerëzore.

Unë nuk ju pranoj juve, gjyqtarë të këtij trupi. Nuk e pranoj prokurorinë dhe avokatin që ma keni caktuar. Unë nuk e pranoj këtë gjyq. Ju nuk jeni të paanshëm dhe as të pavarur. Duke e pranuar rastin tim, ju jeni bashkëpjesëmarrës të këtij procesi diskriminues kundër meje, duke m'i shkelur të drejtat dhe liritë e mia fundamentale. Mbi këtë arsye, kërkoj që ky rast të shfuqizohet.

Prishtinë, 19 shtator 2007

Albin Kurti

 

 


Pages:12345